Lajme
Aargau: Të shtëna me armë zjarri, një person i plagosur, i dyshuari në arrati
Disa të shtëna u qëlluan në Kleindöttingen AG të shtunën në mbrëmje. Policia konfirmoi se një person është plagosur.
“Dëgjova tre të shtëna”, tha një dëshmitar për 20 Minuten. “Isha pak metra larg, në pritje të një kolegu, në fillim mendova se ishin fishekzjarre”.
Një tjetër dëshmitar ka thënë se zona ishte e rrethuar. Të dy dëshmitarët përmendin se ngjarja ka ndodhur ndoshta në një dyqan fshati, transmeton albinfo.ch.
Policia kantonale e Aargaut konfirmoi se po zhvillon hetimet. Një person ka pësuar disa plagë me armë zjarri nga ngjarja, por ndodhet në gjendje stabile. Aktualisht po punohet për kapjen e një të dyshuari ende të panjohur. Marrëdhëniet mes personave të përfshirë, motivi i krimit dhe vendndodhja e saktë janë gjithashtu objekt i hetimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht














