Maqedonia
Katër të arrestuar në Maqedoninë e Veriut si të dyshuar për terrorizëm
Katër persona janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut si të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS.
Policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar dhe dyshimet janë se celula terroriste ishte e lidhur ideologjikisht me ISIS-in.
“Synimi i anëtarëve të celulës terroriste ishte kryerja e aktit terrorist kundër objektivave civile ose të ashtuquajtura objektiva të buta, gjegjësisht objekteve publike në vend, me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për të arritur qëllimin e tij, i akuzuari i parë ka krijuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilat shpërndante materiale propagandistike të marrë dhe të përkthyer më parë të ISIS-it duke rekrutuar anëtarë të ri”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme maqedone, shkruan Alsat.
Pas kallëzimit penal nga Ministria, prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë ka marrë masa për këtë rast ndërsa të dyshuarit tashmë janë në paraburgim.
“Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka dorëzuar propozime te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Gjykatësi ka pranuar propozimet dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë”, thuhet në reagimin e tyre.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia në prani të prokurorit kompetent publik, te të gjithë të dyshuarit janë gjetur pushkë automatike, pistoleta, pajisje kompjuterike dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme./Alsat
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë














