Shqipëria
Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë për pushime
Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit – dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës
Një numër në rritje turistësh britanikë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë çmimeve të lira, maleve dhe plazheve mahnitëse, shkruan Lauren O’Toole në të përditshmen britanike “Express”.
Një vend i bukur evropian – me plazhe mahnitëse dhe ku një birrë kushton vetëm 1,67 funte – po përjeton një rritje të turizmit.
Më shumë britanikë se kurrë më parë po vërshojnë drejt Shqipërisë falë plazheve të saj të bukura përgjatë deteve Jon dhe Adriatik – të cilat rivalizojnë lehtësisht brigjet e një prej fqinjëve të saj, Greqisë – dhe maleve të thyera të Alpeve Shqiptare, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Pothuajse tre e katërta e territorit të Shqipërisë është malore, duke ofruar pamje mahnitëse për pushuesit – dhe duke rivalizuar malet e Zvicrës, Austrisë dhe Francës.
Me kodra dhe male që përqafojnë qytetin, Vlora është një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
E njohur për shëtitoren e saj të gjatë me palma përgjatë bregdetit, Vlora ka ujërat më të pastra në Evropë. Vendi malor është miqësor në buxhetin tuaj. Një vakt në darkë rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 funte për person në restorante – ndërsa ata që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të përgatitura në moment për me pak se 5 funte.
Në baret kryesore të Vlorës, birra kushton vetëm 2 funte, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet janë rreth 4 funte.
Ndryshe nga disa vende të tjera evropiane, populli shqiptar njihet për mikpritjen ndaj turistëve.
Disa banorë madje ofrojnë shtëpitë e tyre për të akomoduar pushuesit. Turistët që duan të zhyten në historinë e vendit ballkanik mund të akomodohen në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, për vetëm 6 funte në natë.
Në Tiranë, hotelet me tre yje kushtojnë mesatarisht 42 funte në natë. Shqipëria me siguri ka gjetur rrugën e saj në hartën turistike. Më shumë se 120 000 shtetas britanikë vizitojnë vendin ballkanik çdo vit.
Në vitin 2024, Shqipëria u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj, duke shënuar një rritje prej 15% nga viti 2023. Kjo rritje e numrit të vizitorëve ka pasur një ndikim transformues në ekonomi, duke gjeneruar 3,8 miliardë euro të ardhura nga turizmi gjatë nëntë muajve të parë të 2024.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











