Shqipëria
Cilat janë 5 rreziqet për Shqipërinë
Shqipëria do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti
Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF).
Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket Shqipëria do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti. Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë:
- Emigrimi i detyruar
- Mungesa e punës dhe/ose talentit
- Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme
- Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme
- Pabarazia (pasuria, të ardhurat).
Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit
Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e talenteve janë dy nga 5 risqet kryesore që mbizotërojnë edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, dhe Kosovë (Mali i Zi nuk përfshihet në raport).
Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota tani dhe në 10 vitet e ardhshme
Gati një e katërta (23%) e të anketuarve në “Raportin e Rreziqeve Globale” renditën konfliktin e armatosur me bazë shtetërore si shqetësimin më urgjent për vitin 2025, raporton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Keqinformimi dhe dezinformimi u përmendën si rreziqet kryesore gjatë një horizonti kohor dy-vjeçar për të dytin vit radhazi, ndërsa shqetësimet mjedisore si ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit dominuan në renditjen e rrezikut 10-vjeçar.
Ngjarjet ekstreme të motit, të cilat përfshijnë valë të nxehti, tornado dhe përmbytje, u shfaqën dukshëm midis rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kriza klimatike po e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv.
Raporti vjen pasi afro 3000 liderë nga më shumë se 130 vende përgatiten të marrin pjesë në takimin vjetor të WEF. Veprimtaria katër-ditore nis të hënën (20 janar) në fshatin malor zviceran të Davos.
“Rritja e tensioneve gjeopolitike, një thyerje e besimit global dhe kriza klimatike po e tensionojnë sistemin global si kurrë më parë.
Në një botë të karakterizuar nga thellimi i ndarjeve dhe rreziqeve të shumta, liderët globalë kanë një zgjedhje: të nxisin bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë, ose të përballen me paqëndrueshmëri të shtuar. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta”, tha në një deklaratë Mirek Dusek, drejtor menaxhues në WEF.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













