Lajme
WEF: Trump do të flasë virtualisht, Zelensky do të shfaqet personalisht
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të këtij viti në Davos përmes video-konferencës. Ai është planifikuar të flasë më 23 janar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbërrijë personalisht në resortin malor zviceran, tha të martën presidenti i WEF, Børge Brende.
Edicioni i sivjetshëm i eventit do të mbahet nga data 20-24 janar. Trump, inaugurimi zyrtar i të cilit është planifikuar për të hënën, do të marrë pjesë në forum për herë të tretë pas atyre gjatë mandatit të tij të parë në Zyrën Ovale, në 2018 dhe 2020.
Sipas Brende, duke folur në një konferencë shtypi virtuale, pritet të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë kyç të administratës së re amerikane, por nuk ka asnjë konfirmim deri më tani. I pyetur nëse Elon Musk mund të jetë mes tyre, norvegjezi u përgjigj: “Nuk e dimë. Ai është sigurisht i mirëpritur.”
Sa i përket Zelenskit, kjo do të jetë paraqitja e tij e dytë radhazi në Davos. Presidenti ukrainas do të jetë në Graubünden më 21 janar, tha Brende. Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter, e cila mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit, njoftoi javën e kaluar se do të organizonte një takim me Zelensky.
WEF do të nisë të hënën, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe zëvendëskryeministrin kinez Ding Xuexiang. Të pranishëm do të jenë edhe presidenti argjentinas Javier Milei, presidenti izraelit Isaac Herzog, kryeministri palestinez Mohammad Mustafa dhe ministri i jashtëm de facto i qeverisë së re siriane Asaad Hassan al-Shaybani./Swissinfo
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












