Lajme
Në Milano hyn në fuqi ndalesa për pirjen e duhanit në ambiente të jashtme
Pirja e duhanit tani është ndaluar në ambiente të jashtme dhe publike në qytetin e dytë më të madh të Italisë, Milano.
Ndalimi në mbarë qytetin hyn në fuqi duke filluar nga 1 janari në ndalimin më të rreptë deri më tani për pirjen e duhanit në kryeqytetin italian të modës, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe ata që shkelin ligjet e reja mund t’i nënshtrohen gjobave që variojnë nga 40 deri në 240 euro.
Zyrtarët lokalë thonë se masa zbatohet për “të gjitha hapësirat publike, duke përfshirë rrugët”, por megjithatë ofron një përjashtim për “disa vende të izoluara”.
Ata që pinë duhan në ato hapësira mund të pinë duhan jashtë, por duhet të mbajnë një distancë prej të paktën 10 metrash nga njerëzit e tjerë.
Ndalimi është i fundit në një iniciativë të nisur në vitin 2021 që synon përmirësimin e cilësisë së ajrit të qytetit
Zyrtarët thonë se motivi pas kësaj është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve nga efektet e dëmshme të tymit pasiv të thithur nga joduhanpirësit në hapësirat publike, veçanërisht ato të frekuentuara nga fëmijët.
Ndalimi megjithatë nuk zbatohet për cigaret elektronike, më të njohura si vape ose e-cigare.
Milano është një nga qytetet më të ndotura të Evropës për sa i përket ajrit. Qendra e modës ndodhet në mes të luginës industriale të Po-së dhe gjithashtu përballet me sasi të larta të emetimeve të shkaktuara nga makinat dhe trafiku i tepruar rrugor.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









