Shqipëria
Shqipëria, vendi i parë evropian që ndalon TikTok-un
TikTok tashmë është i ndaluar në disa vende anembanë botës, përfshirë Indinë – ku u shpall i jashtëligjshëm në vitin 2020 – Iranin, Nepalin, Afganistanin dhe Somalinë
Shqipëria do të ndalojë TikTok për një vit, pasi vrasja e një adoleshenti ngriti frikën se aplikacioni i medieve sociale përbën një ndikim negativ, shkruan Kieran Kelly për gazetën britanike ”The Telegraph”.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, konfirmoi të enjten se aplikacioni për ndarjen e videove do të ndalohet nga janari, si pjesë e një plani për t’i bërë shkollat më të sigurta, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Për një vit, ne do ta mbyllim plotësisht atë për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama pas takimit me grupet e prindërve dhe mësuesit.
Ndalimi – i pari i këtij lloji në Evropë – u nxit nga vdekja e një nxënësi 14-vjeçar nga një nxënës tjetër, në mes të nëntorit.
Dy adoleshentët mendohet se janë përleshur në fund të orëve të mësimit, pas një debati në rrjetet sociale. “14-vjeçari u godit me thikë në zemër dhe vdiq një orë më vonë në spital”, sipas raportimeve të medieve.
Ngjarja u filmua dhe u festua në internet nga disa përdorues të TikTok. Hetimet për vrasjen janë duke vazhduar.
Nuk është ende e qartë nëse argumenti filloi në TikTok, por Rama ka argumentuar se fajin e ka platforma e medieve sociale me bazë në Kinë, duke e etiketuar atë “rrugaçi i lagjes”.
”Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, problemi sot jemi ne, problemi sot është shoqëria jonë, problemi sot është TikTok dhe gjithë të tjerët që po i marrin fëmijët tanë peng”, tha Rama.
TikTok tha se po kërkonte ”qartësi urgjente” nga qeveria shqiptare pasi nuk gjeti ”asnjë provë që autori apo viktima” ishte regjistruar në aplikacion.
”Raporte të shumta në fakt kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Ina Zhupa, nga Partia Demokratike tha se ”vendimi diktatorial për mbylljen e platformës së mediave sociale TikTok… është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”.
”Është një akt i pastër elektoral dhe abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”, shtoi ajo.
TikTok tashmë është i ndaluar në disa vende anembanë botës, përfshirë Indinë – ku u shpall i jashtëligjshëm në vitin 2020 – Iranin, Nepalin, Afganistanin dhe Somalinë.
Australia kohët e fundit miratoi ligjin më të rreptë në botë për mediet sociale, që ndalon fëmijët nën 16 vjeç të përdorin çdo platformë të tillë, ndërsa në Francë fëmijët nuk lejohen të përdorin mediet sociale deri në moshën 15 vjeç, përveç nëse kanë lejen e prindërve.
SHBA po lëviz për të ndaluar TikTok nëse nuk shitet nga ByteDance, kompania e saj mëmë kineze, deri më 19 janar.
Kongresi ka thënë se aplikacioni është i lidhur me shtetin kinez, diçka që TikTok dhe ByteDance të dy e mohojnë.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













