Shqipëria
Shqiptarët po ‘plaken’, 1 në 5 është mbi 65 vjeç
Popullsia shqiptare po plaket me ritme të larta. Por a po jetojnë të moshuarit në vendin tonë me dinjitet dhe a është shoqëria shqiptare e përgatitur për këtë? Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe gjithë dramës që ngërthejnë në vetvete, ekspertë, demografë dhe përfaqësues të UNFPA Shqipëri diskutuan në studion e ciklit televiziv “Shpopullimi” të gjithë faktorët socialë që po shoqërojnë moshën e tretë në vend, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Le të shohim së pari shifrat për të kuptuar më mirë pse kjo situatë po kthehet në emergjencë kombëtare. Sot, në Shqipëri një në pesë persona është mbi 65 vjeç, nga 1 në nëntë që ishin në vitin 2011. Por jo vetëm kaq. Parashikimet flasin se me këto ritme, në një kohë të shkurtër, 30% e popullsisë do të jetë e moshuar. Kjo shifër e lartë e moshës së tretë ka nevojë të shoqërohet me masa afatshkurtra, por edhe afatgjata, që në qendër kanë shërbimet sociale të integruara.
Elsona Agolli, analiste e programit të popullsisë dhe çështjeve gjinore në zyrën e UNFPA në Shqipëri, theksoi se moshimi me dinjitet ka qenë edhe lajtmotivi i Ditës Botërore për të Moshuarit këtë vit.
“Jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta në të gjithë botën, cënimi i të drejtave të njeriut vihet re te grupmosha 65 vjeç e sipër. A jetojnë të moshuarit në Shqipëri me dinjitet? Kjo është relative. Ne jemi përpjekur ta analizojmë me kujdes, duke marrë mendimin edhe të të moshuarve. Këtu doja të veçoja analizën që ne bëmë për sa i takon çështjeve të vetmisë, çdo gjë që lidhet me vetminë në nivel kombëtar, por e krahasuar edhe me vende të tjera të rajonit dhe më tej. Na rezultoi se një pjesë e mirë e të moshuarve tanë jetojnë në vetmi të plotë dhe, nga ana tjetër, kanë edhe ata elementë të tjerë që shoqërojnë vetminë, që janë çështje të socializimit, mungesa e kujdesit ndaj tyre, si edhe marrja e shërbimeve të ndryshme” – pohoi znj. Agolli.
Demografi Arjan Gjonça, duke iu referuar ndryshimeve demografike mes dy censeve të fundit, të 2011 dhe 2023, analizoi lidhjen e drejtpërdrejtë që ka emigracioni me plakjen e popullsisë.
“Në 2011, baza e piramidës vjen duke u ulur, që tregon rënien e madhe të lindshmërisë, por njëkohësisht ka edhe dy gropa të mëdha në popullsinë e të rriturve nga mosha 20-25 deri në moshën 45-50 vjeç. Ky është efekti i emigracionit. Po çfarë po ndodh tani, në 2023? Ata që ishin në 2011, 10 vjeç, tani janë 23; ata që ishin 55 vjeç janë sot 68, pra janë pensionistë. Ndaj ne themi që në Shqipëri ka disa specifika në plakjen e popullsisë. E para, është plakur si rezultat i emigracionit, e më pas edhe rënia e lindshmërisë, por jo në ato përmasa si emigracioni. Karakteristikë e Shqipërisë është që ky fenomen ka ndodhur shumë shpejt, sepse në kushte të tjera plakja është një proces normal i tranzicionit demografik.
E-Diaspora
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, Ambasada e Republikës së Kosovës në... -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës -
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari
Jeta në Austri
-
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë Rreth 27 mijë shtetas të Kosovës, të regjistruar për votim fizik jashtë vendit, kanë pasur sot... -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker












