Lajme
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjermani?
Autoritetet gjermane ende nuk e kanë bërë të ditur formalisht emrin e të dyshuarit për sulmin me veturë në Magdeburg të premten, ku u vranë pesë njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë, duke thënë vetëm se ai është mjek saudit që jeton në Gjermani që dy dekada dhe se veproi i vetëm gjatë sulmit.
Mediat lokale thonë se ai është Taleb A., 59 vjeç, një specialist i psikiatrisë dhe psikoterapisë.
Ai u arrestua në vendin e ngjarjes pasi i shkeli me veturën e tij BMW njerëzit e mbledhur në tregun e Krishtlindjen të premten mbrëma, duke i vrarë të paktën pesë njerëz dhe duke i lënduar rreth 200 të tjerë.
Eksperti i njohur gjerman për terrorizmin, Peter Neumann, shkroi në rrjetin social X se ai nuk ka hasur kurrë më parë në një të dyshuar për një dhunë kaq të madhe me profil si të sauditit.
Llogaria e Talebit në X është e mbushur me postime dhe ripostime që përqendrohen në tema kundër islamit dhe kritika ndaj fesë, si dhe me mesazhe përgëzimi për myslimanët që e kanë braktisur fenë.
Ai gjithashtu e ka përshkruar veten si ish-mysliman.
Ai i ka kritikuar autoritetet gjermane, duke thënë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta luftuar “islamizmin e Evropës”.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për partinë e ekstremit të djathtë dhe kundër imigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Disa e përshkruan Talebin si aktivist që ndihmonte gratë saudite të largoheshin nga vendi i tyre. Së fundmi, ai dukej i përqendruar te teoria e tij se autoritetet gjermane janë duke i vënë në shënjestër azilkërkuesit sauditë.
Neumann, eksperti i terrorizmit, shkroi: “Pas 25 vjetësh në këtë ‘profesion’, mendon se asgjë nuk mund të të befasojë më. Por, një saudit 50-vjeçar, ish-mysliman, që jeton në Gjermaninë lindore, adhuron AfD-në dhe dëshiron ta ndëshkojë Gjermaninë për tolerancën e saj ndaj islamistëve – këtë vërtet nuk kisha menduar”.
Të shtunën, ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, u tha gazetarëve: “Në këtë pikë, mund të themi me siguri vetëm se autori i sulmit ishte dukshëm islamofob – këtë mund ta konfirmojmë. Gjithçka tjetër është çështje për hetime të mëtejshme dhe duhet të presim”.
Një organizatë në Gjermani e quajtur Ndihma për Refugjatët Ateistë, tha se i dyshuari nuk ishte pjesë e grupit dhe pretendoi se ai kishte bërë “akuza dhe pretendime të shumta” kundër saj dhe ish-anëtarëve të bordit, të cilat i quajti të pavërteta.
“Ne distancohemi nga ai në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha grupi në një komunikatë në faqen e tij të internetit, duke shtuar se anëtarët e Ndihmës për Refugjatët Ateistë ngritën kallëzim penal kundër tij në vitin 2019 pas “shpifjeve dhe sulmeve verbale më të ulëta”./REL
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore











