Lajme
Gjermani: Mediat flasin për 4 të vdekur pas sulmit në tregun e Krishtlindjes
Autori i dyshuar i sulmit është një burrë 50 vjeçar me prejardhje nga Arabia Saudite, i cili punonte si mjek në Gjermani
Pas sulmit të rëndë që ndodhi sonte në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, raportohet për një numër të madh të të plagosurve (së paku 60) dhe për të paktën një të vdekur. Rreth numrit të të të vdekurve ka një konfuzion pasi disa media gjermane (Bild etj.) shkruajnë për të paktën 11 janë të vdekur nga sulmi ndërsa autoritetet nuk e kanë konfirmuar një numër të tillë. Por, nisur nga numri i madh i të plagosurve rëndë, edhe autoritetet konsiderojnë se numri i viktimave është më i madh.
Autori i dyshuar i sulmit është një burrë 50 vjeçar me prejardhje nga Arabia Saudite, i cili punonte si mjek në Gjermani, ku jetonte prej vitit 2006. Sipas autoriteteve të sigurisë, ai nuk ishte i njohur më parë si ekstremist islamik. Sipas informatave të deritashme, ai ka vepruar si i vetëm dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë rrjeti.
Automjeti i përdorur në sulm thuhet se është një BMW e errët. Shoferi është arrestuar menjëherë më pas. Sipas informacioneve të BILD, të paktën njëmbëdhjetë persona u vranë në sulm. Sipas shërbimeve të urgjencës, thuhet se janë lënduar 60 deri në 80 persona.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina mesa duket ka hyrë drejt e në turmë në drejtim të bashkisë. Njerëzit ikën në panik. “Me sa di unë, një makinë hyri në vizitorët e tregut të Krishtlindjeve – por ende nuk mund të them nga cili drejtim dhe sa larg,” shpjegoi zëdhënësi i qytetit Michael Reif. Tregu i Krishtlindjeve u mbyll në mbrëmje; Organizatori u bëri thirrje njerëzve të largohen nga qendra e qytetit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









