Fun
A mund ta mësoni një gjuhë të huaj për 10 ditë?
Studimet shkencore tregojnë se të mësuarit e një gjuhe të re, ndër të tjera ndihmon për të ruajtur kujtime dhe natyrisht për të përmirësuar funksionin e trurit. Një nga programet kryesore për të gjithë ata që duan të mësojnë një gjuhë të huaj është Pimsleur (www.pimsleur.com). Ka një traditë 30-vjeçare dhe është i dedikuar për të mësuar shpejt një gjuhë të huaj dhe dallohet nga metodat që janë të njohura sot. Kjo metodë është përdorur nga FBI-ja.
Dr. Pimsleur, krijuesi i këtij programi, një specialist në fushën e gjuhësisë, i ka përkushtuar jetën dhe karrierën për të mësuar gjuhët e huaja. Ai ka zbuluar se komunikimi efektiv në çdo gjuhë varet nga numri i kufizuar i fjalëve dhe ka ardhur në përfundim se fëmijët kanë një aftësi për të mësuar shpejt një gjuhë të huaj. A keni parë dyvjeçari duke e mësuar gramatikën? Seriozisht. Fëmijët mësojnë duke dëgjuar. Nocioni i tij është që edhe të rriturit me lehtësi të njëjtë mund ta mësojnë një gjuhë të re, ashtu si fëmijët.
Sipas Dr. Pimsleur, është gabim nëse fjalorin e ngarkoni me më shumë fjalë të reja. Në këtë mënyrë vetëm sa e ngadalësoni procesin e të mësuarit të një gjuhe. Një fjalor i rëndësishëm i vogël ofron një kornizë për të mësuar me shpejtësi gjuhën – kjo është punë me fjalë, ju këtë e dini, por sa shumë fjalë ju mund të përdorni.
Truri juaj është në gjendje për të mësuar një gjuhë të re për 10 ditë, thotë gjuhëtari i shquar. Ju vetëm duhet ta aktivizoni trurin. Kjo është një qasje e bukur dhe e thjeshtë për t’i mësuar mbi 25 milionë përdorues. Do të mësoni një gjuhë të re pa e lexuar, pa e shkruar ose duke përdorur një kompjuter. Paketa e 4 CD-ve ka një kronologji në mënyrë që ju të dëgjoni për ta kuptuar vetëm me një dëgjim.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









