Tematike
Filmi shqiptar,”Troubleshooters’”: historia e dy heronjve që mbushi sallat e kinemasë në Zvicër
Një film që sjell aksion, humor dhe mesazhe frymëzuese nga Tirana
“Troubleshooters” është një bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke treguar historinë e dy shokëve nga Tirana që sfidojnë rrethanat për të realizuar ëndrrat e tyre të fëmijërisë. Përmes një pasqyrimi artistik të Tiranës dhe bukurive të bregdetit shqiptar, filmi fton audiencën në një udhëtim të mbushur me aventura, humor dhe reflektime të thella.

Aktori i mirënjohur Blerim Destani interpreton Luanin, një taksist që, së bashku me shokun e tij Amirin (i luajtur nga reperi i famshëm Noizy), hap agjencinë e parë të detektivëve privatë në Shqipëri. “Ky është një film për ata që besojnë te forca e ëndrrave. Përkushtimi dhe puna e palodhur mund t’i bëjnë ato realitet,” thekson Destani.
Rigels Rajku, ose siç e njohim të gjithë, Noizy, vjen për herë të parë në një rol kryesor në ekran. Me një performancë që ka impresionuar publikun dhe kritikët, Noizy reflektoi mbi eksperiencën e tij: “Ishte një sfidë e re, por e mrekullueshme. Kam mësuar shumë nga Blerimi dhe ekipi. Ky projekt ishte një mundësi për të treguar një anë tjetër të vetes.”
Përtej argëtimit, “Troubleshooters” përcjell një mesazh universal që i fton të gjithë të besojnë në ëndrrat e tyre. Me humorin dhe kaosin që pasojnë përpjekjet e dyshes Luani dhe Amiri për të zgjidhur një rast misterioz vrasjeje, filmi trajton me mjeshtëri temën e guximit për të ndryshuar rrjedhën e jetës.

Premierës në Zvicër i janë bashkuar figura të njohura dhe dashamirës të artit. Xhoni Azizi vlerësoi performancën e yjeve: “Noizy ka mahnitur të gjithë me rolin e tij, dhe Blerimi është gjithmonë i pakrahasueshëm. Filmi është një kartolinë për Tiranën.” Ndërkohë, Jeton Kadiru DJ tha: “Një histori që na bën të qeshim dhe të mendojmë. Një produksion i shkëlqyer.”
Si pjesa e parë e një formati me katër kapituj, “Troubleshooters” është vetëm fillimi i një aventure filmike që synon të mbajë audiencën të interesuar deri në fund të gërshetimeve skenike të ekranit. “Ky projekt është ndërtuar me shumë dashuri dhe përkushtim. Nëse publiku e mirëpret, jemi gati për pjesën e dytë,” tha Destani.
Me një kast të pasur që përfshin emra të njohur si Arben Bajraktaraj, Flonja Kodheli, Raimonda Bulku, Rromir Zalai, James Biberi, Irgen Çela, Tristan Halilaj, Fatmir Spahiu, Margent Caushi, Xheni Halluli, Françeska Jace, Xhoana Karaj, Sara Kolami, Leonora Krasniqi, Gassan Nyangi dhe Varrosi filmi sjell një eksperiencë kinematografike të plotë. Nga qeshjet e sinqerta deri tek momentet e tensionit, “Troubleshooters” është një shembull i shkëlqyer i asaj që arti shqiptar mund të ofrojë në skenën evropiane dhe atë ndërkombëtare.
Ky film është një ftesë për të gjithë ata që besojnë te forca e ëndrrave dhe fuqia e ndryshimit. Një aventurë e paharrueshme, që na kujton se gjithmonë është koha e duhur për të ndjekur pasionet tona.



E-Diaspora
-
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali Çmime për shkrimtarin nga Kosova Lan Qyqalla dhe poetin nga Shqipëria Nikollë Loka... -
Suedi
Granit Maqedonci, arbitri profesionist me origjinë nga Kosova në elitën e futbollit suedez -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë











