Kosova
Gërvalla dhe Kurti, në tubimin e Partisë “Guxo”, në Kreuzlingen, Zvicër
Nga ky aktivitet, si ministrja Gërvalla ashtu dhe kryeministri Kurti kanë bërë postimet etyre në mediat sociale
Mbrëmë, më 7 dhjetor, është mbajtur në Kreuzlingen të Zvicrës një tubim i madh me bashkatdhetarët, i organizuar nga dega për Zvicër, e Partisë Guxo. Në krye të kësaj partie është zëvendëskryeministrja dhe ministrja për punë të jashtme dhe diasporë në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ishte e pranishme në tubim së bashku me kryeministrin, Albin Kurti, shkruan albinfo.ch.

Nga ky aktivitet, si ministrja Gërvalla ashtu dhe kryeministri Kurti, partnerë në koalicionin qeveritar, kanë bërë postimet e tyre në mediat sociale.
“Me guxim të pakompromis, partneritet të sinqertë dhe duar të pastra, e ndërtojmë të ardhmen së bashku! Sot, bashkë me Kryeministrin Kurti, deputetë të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarë e anëtarë të kryesisë së partisë, kryetarë të degëve në mërgatë, aktivistë, veprimtarë, dhe komunitetin shqiptar në Zvicër, festuam dhe bashkëbiseduam në Kreuzlingen të Zvicrës, nën frymën e unitetit dhe krenarisë kombëtare, organizuar nga dega e Partisë Guxo, në Zvicër”, shkruan ministrja Donika Gërvalla në postimin e saj.
“Kosova është e bekuar me mërgatën e saj, një mërgatë unike në të gjithë botën, një mërgatë që asnjëherë nuk ka reshtur së punuari dhe kontribuari për Kosovën. Pa mërgatën nuk do të mund ta organizonim rezistencën, pa të nuk do të mund ta mbanim arsimin, pa të nuk do të ishte çliruar Kosova, pa të nuk do të rindërtohej Kosova, pa të nuk do të vinte ndryshimi i madh i vitit 2021, e në fund të fundit, pa të, do të shndërroheshim të gjithë në diasporë”, përfundon postimi, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, i pranishëm në këtë ngjarje ka shkruar veç tjerash: “Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme. Puna dhe dedikimi i bashkatdhetarëve në këtë vend i ka dhënë një peshë të rëndësishme si rrugëtimit tonë drejt shtetndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën.
Në tubim mbrëmë, shpreha mirënjohje të thellë për kontributin që jep mërgata në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës. I inkurajova që, ashtu siç po bëjnë tashmë shumë të tjerë, të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin.
Gjithashtu, rikujtuam rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor. Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam”, përfundon postimi i kryeministrit Kurti nga manifestimi në Kreuzlingen.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë















