Jeta në Zvicër

Gjithnjë e më shumë të kualifikuar të papunë

Një diplomë nga kolegji apo universiteti nuk është një garanci kundër papunësisë. Në të kundërtën, në lindje të Zvicrës, në Aargau, Zug dhe Cyrih, numri i të papunëve të shkolluar është mbi mesataren. Kështu thotë një studim.

Inxhinierët, ekspertët e informatikës dhe teknikët janë kërkuar më se shumti. Por, edhe këta nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë vend pune. Kështu vjen në përfundim një studim që është porositur nga zyrat e punësimit në kantonet lindore zvicerane: Aargau, Zug dhe Cyrih.

Mbi 17 për qind e të papunëve kanë përfunduar një kolegj apo një universitet. Kjo do të thotë, çdo i gjashti person.

Në disa kantone përqindja e papunësisë e personave të kualifikuar është edhe më e lartë.

“Në kantonet Zug dhe Cyrih, një e katërta e punëkërkuesve kanë një përgatitje profesionale”, thotë autori i studimit, Julia Casutt.