Maqedonia
Maqedoni: 11 fëmijë të lënduar për 4 ditë nga sfida e rrezikshme në TikTok
Në më pak se katër ditë, të paktën 11 gjimnazistë përfunduan me lëndime dhe fraktura vetëm në spitalin Naum Ohridski, duke ndjekur trendin “superman” tiktok. Është një sfidë e rrezikshme mes gjimnazistëve, por edhe nxënësve të shkollave fillore, e cila është gjithnjë e më e pranishme nëpër shkolla.
Në Zelenikovë të Shkupit, afër shkollës fillore, një baba ka raportuar në polici se djali i tij ka pësuar lëndim të rëndë nga kjo sfidë, raporton alsat përcjell albinfo.ch.
Sfida është që dikush të kërcejë me një krah të shtrirë si personazhi i librit komik Superman dhe grupi hedh në ajër djalin ose vajzën e sfiduar. Ai kërcen mbi një grup fëmijësh që ose do ta kapin ose jo. Kjo video është realizuar në njërën nga shkollat e mesme në Shkup.
Gjithashtu në një pjesë të shkollave fillore nga klasa e tetë dhe e nëntë e pranojnë këtë sfidë. Nga videot shihet shpesh që grupi largohet mënjanë dhe fëmija bie direkt në beton. Drejtori i spitalit “Naum Ohridski”, Nebojasha Nastov, sqaron se fëmijët kanë lëndime të ndryshme.
Mjekët thonë se sfida të tilla janë shumë të rrezikshme. Lëndimet mund të kenë pasoja shumë më të rënda për shëndetin e fëmijëve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










