Shkurt.ch
Zjarr në qendrën e azilit
Të gjithë ata që ndodheshin në momentin e shpërthimit të zjarrit në godinë, kanë arritur të ikin me kohë nga rreziku
Në Dielsdorf të Cyrihut ka shpërthyer në mbrëmjen e të hënës një zjarr në qendrën e atjeshme për strehimin e azilkërkuesve. Me këtë rast nuk ka pësuar askush nga banorët por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, në lartësi prej disa qindra mijë frangash.
Të gjithë azilkërkuesit dhe të tjerët që ndodheshin në momentin e shpërthimit të zjarrit në godinë, kanë arritur të ikin me kohë nga rreziku, njofton Policia Kantonale e Cyrihut.
Kjo qendër azili, e vendosur në një shtëpi të vjetër banimi, pas zjarrit të pësuar nuk është më e banueshme. Rreth tridhjetë banuesit janë evakuuar dhe përkohësisht janë vendosur në sallën e sporteve të këtij fshati.
Policia thotë se nuk dihet shkaku i zjarrit por aktualisht nuk ka dyshime për zjarrvënie të qëllimtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














