Maqedonia
Shkupi, qyteti i 2-të më i ndoturi në Evropë, i 4-ti në botë
Shkupi sot u rendit i dyti në Evropë, ndërsa i katërti në botë për ajrin më të ndotur. Mjekët thonë se për shkak të ndotjes alarmante, është rritur kërkesa për ndihmë mjekësore. Pasojat e ndotjes së ajrit më së shumti i vuajnë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
“Përveç të sëmurëve kronikë, këtu janë edhe të moshuarit dhe parasë gjithash, ndikim më madh ndotja e ajrit ka te fëmijët. Ja unë nga mëngjesi deri më tani kam pasur rreth 15 vizita, dhe të gjithë pa përjashtim ishin me infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”, deklaroi Lupço Stefanovski, mjek familjar
Në Klinikën për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët në Kozle sot kishte vizita të shumta, sidomos të fëmijëve, të prekur nga bronkiti.
“Në kontroll të thjeshtë ishim. Bronkit kishte. Mjekët rekomandojnë për kontrolle dhe terapi të rregullta”, u shpreh një qytetare.
“Nipi është këtu nga bronkiti. Vajza është me të. Ka dy ditë që është këtu”, tha një tjetër qytetar.
“Po presim për kontroll. Ka problem me fytin, kollitet. Prej mbrëmë është këtu, por sot e kemi sjellë. Ai ishte këtu para 10 ditësh, ishte shumë mirë, por mbrëmë është shëtitur me biçikletë dhe ky është rezultati”, deklaroi një qytetar.
Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se spitalet kanë mjaftueshëm kapacitete për trajtimin e pacientëve që janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit.
“Nuk mendoj se kapacitetet tona në shtet janë të vogla për pranimin e pacienteve që janë me sëmundje të mushkërive, nuk flas vetëm për të moshuarit, por edhe për fëmijët, mendoj se kemi kapacitet të mjaftueshëm, dhe asnjëherë nuk ka ndodh që ndonjë pacient që ka sëmundje të tillë të mos pranohet në klinikë pasi nuk ka pasur vend”, deklaroi Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Për mbrojtje nga ajri i ndotur, mjekët rekomandojnë mbajtjen e maskave në ambientet e hapura. Sipas të dhënave të platformës IQAir, kryeqyteti është në vendet e para më të ndotura në botë sipas përqendrimit të grimcave PM2.5 dhe PM10 në ajër. Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 14.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Alsat.mk
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












