Lajme
Gjykata Federale nuk e liron nga burgu shqiptarin e dënuar nga shkalla e parë
Për më tepër, zyra e prokurorit poublik kërkon rritjen e dënimit nga 40 në 46 muaj burgim
Një person i dënuar në shkallën e parë për vjedhje të shumta dhe vepra të tjera penale mbetet në paraburgim për shkak të rrezikut nga arratisja. Gjykata Federale ka refuzuar ankesën që 43-vjeçari kishte bërë pas refuzimit të kërkesës së tij, nga gjykata më e ulët, për lirim nga burgu, transmeton albinfo.ch. Në vitin 2022 ai kishte bërë një “garë” ndjekjeje me policinë.
I përmenduri, me origjinë nga Shqipëria, është arrestuar në maj të vitit 2022. Ai dyshohet se kishte kryer më parë një vjedhje me dy bashkëpunëtorë. Për të arrestuar tre personat, policia kantonale e Glarusit kishte ngritur një barrierë në Näfels, të cilën të arratisurit e kaluan, me një automjet.
Policia pastaj ka përdorur armë zjarri dhe ka plagosur dy bashkëpunëtorët, shkruan sda.ch. Gjatë ikjes të tre personat ishin aksidentuar, por njëri prej tyre, personi tani 43-vjeçar tentoi të ikte në këmbë, por nuk ia doli.
Kjo rezulton nga një vendim i Gjykatës Federale të publikuar të enjten.
Vendimi i shkallës së parë i Gjykatës Kantonale të Glarususit nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm dhe, ndër të tjera, është ndjekur nga zyra e prokurorit publik, përcjell albinfo.ch. Ajo kërkon rritjen e dënimit nga 40 në 46 muaj burgim.
Edhe pse shqiptari ndodhet pas hekurave që prej vitit 2022, Gjykata Federale e konsideron proporcional vazhdimin e paraburgimit. Dënimi aktual i mbetur është ende larg për t`i mbushur 40 muajv. Prandaj nuk ekziston rreziku i mbajtjes së tepërt në burg.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













