Kultura
Pas 400 vjetësh “zbulohet” Servantesi
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur eshtrat e Cervantesit, gruas së tij dhe njerëzve të tjerë të regjistruar si të varrosur në Manastirin e Barefoot Trinitarians në Madrid
Gati pas 400 vjetësh të vdekjes së tij, shkencëtarët mjekoligjorë spanjoll, thonë se kanë gjetur varrin e kolosit spanjoll të letërsisë së mesjetës, Miguel de Cervantes. Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Cervantes, gruas së tij dhe njerëzve të tjerë të regjistruar si të varrosur bashkë në Manastirin e Barefoot Trinitarians në Madrid.
Me që kanë kaluar katër shekuj, shkencëtarët thonë se është relativisht i vështirë ekzaminimi i tij, por se janë të bindur se varri i takon njeriut që jetësoi në botë “Don Kishotin”.
Miguel de Cervantes u varros në vitin 1616, në kishën Barefoot Trinitarians, një objekt fetarë që u rindërtua dhe u zgjerua në fund të shekullit 17. Eshtrat e njeriut të njohur si “Princi spanjoll i Letrave” rezultonin të humbura për shekuj me radhë, transmeton Koha, duke u thirrur në burimet spanjolle.
“Fundi i tij ishte ai një njeriu të varfër. Një veteran lufte me plagët e tij të betejës“, tha Pedro Corral, kryetari i artit, sportit dhe turizmit në këshillin e qytetit të Madridit.
Cervantes ka lindur afër Madridit në vitin 1547, ndërsa u bë ushtar në vitin 1570 dhe u plagos rëndë në betejë para se të kapej peng nga turqit. E veçanta e këtij kolosi të letrave spanjolle dhe botërore është se ai qëndroi në burg në Ulqin, ndërsa mendohet se frymëzimi i tij për kryeveprën “Don Kishoti i La Manchas” i ka lindur në burg.
Njëra nga personazhet e këtij libri është Dulcina (Ulqinia) që është e dashura e fantazuar e personazhit kryesor “Don Kishoti”.
“Don Kishoti i La Manchas”, i cili u botua në dy pjesë në vitin 1605 dhe 1615. Cervantes u varros në manastir Barefoot Trinitarians në Madrid me kërkesën e tij, pasi mendohet se murgeshat paguan për lirimin e tij nga burgu. Por kockat e tij u humbën kur ndërtesa u zgjerua disa vjet më vonë. Autoritetet spanjolle thanë se kolosi botëror, tani do të rivarroset “me nderime të plota” në të njëjtin manastir.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












