Shqipëria
Çelen negociatat për grup kapitullin e parë, Varhely: Shqipëria meriton antarësimin
Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, Komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, u shpreh optimist për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Shqipëria kurrë nuk është stepur të bëjë gjithçka të nevojshme në rrugëtimin drejt BE-së dhe shpresoj që kjo të vazhdojë, pasi kjo nënkupton që në të gjitha instrumentet Shqipëria mund ta përgatisë veten për t’u bërë anëtare në fund të mandatit të ardhshëm. Kemi lajme të mira, jemi në nivele të 60% të zbatimit deri tani, çka nënkupon që jo vetëm që kemi arritur sukses për zbatimin, por efektivisht programi është mbi atë çfarë duhet të kemi në fakt 7 miliardë për investime që mund të nxisin një 20 miliardësh tjetër investimesh në rajon në ekonomi”, tha Oliver Varhelyi.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Péter Szijjártó, theksoi nevojën e zgjerimit të BE-së.
“Na duhet energjia e re, e kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit Perëndimor. Është në interes të BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. Nga ana tjetër, na duhet të marrim hapa urgjentë për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Një nga më të rëndësishmet e BE-së, e kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë viteve të fundit”, deklaroi Péter Szijjártó.
Për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën, 15 tetori është një ditë historike. Sipas tij, nuk ka një plan B përveç integrimit në Bashkimin Europian.
“Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses i Shqipërise duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme. Nuk është një retorikë proevropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës.
Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykatave të pavaruar pavarësisht partisë”, tha Rama.
“Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Europian brenda vitit 2030”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Luksemburgu.
Shqipëria mbajti në Luksemburg Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e grup-kapitujve në kuadër të hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim. Shqipëria u përfaqësa në këtë konferencë nga Kryeministri Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









