CH-Ballkani
Caritasi zviceran ndihmon fermerët në kultivimin e mjedrës
Bëhet fjalë për fermerët në Luginën e Lumëbardhit, të cilët po kultivojnë mjedrën, frutat më të kërkuara në tregun evropian.
Ismet Osmani tashmë ka përfituar një përvojë mjaft të mirë në kultivimin e mjedrës, që i është përshtatur shumë mirë kushteve klimatike të këtij vendi.
Ai këtë biznes e ka nisur vetëm me 3 ari hapësirë, ndërsa sot, në tërë këtë Luginë, 22 ha tokë janë të mbjella me mjedër. Osmani thotë se ka arritur t’i realizojë të gjitha pritjet që ka ëndërruar.
Siç raporton RTK, mbështetje këtyre fermerëve iu ka dhënë Caritasi zviceran.
Nga kjo fushë, sipas Kreshnik Bashës, kanë gjeneruar mbi 800 mijë euro të ardhura. Basha thotë se këtë vit fermerët e Luginës së Lumëbardhit do të ndihmohen edhe me mikrokredi.
Në këtë lëmi tashmë janë të punësuar rreth 120 punëtorë, ndërsa në sezonin e vjeljes ky numër dyfishohet.
Tani janë regjistruar 14 kompani prodhuese, ndërsa në shërbim të tyre janë 13 frigoriferë të kapaciteteve të mëdha për ruajtjen e prodhimit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












