Lajme
Lozana dëshiron të prezantojë një rregullore ‘të habitshme’ të duhanit
Ndërsa disa rregulla kanë shumë kuptim, të tjerët – jo aq shumë.
Një shembull i kësaj të fundit është vendimi i qytetit të Lozanës për të refuzuar një mocion që synon ndalimin e pirjes së duhanit nëpër shkollat dhe këndet e lojërave të qytetit, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja e refuzimit të këtij mocioni, të paraqitur nga deputeti i bashkisë, Ilias Panchard, për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e tymit pasiv, është se nëse ky ndalim do të zbatohej, do të ishte i dëmshëm për njerëzit e ‘disfavorizuar’.
Si kështu?
Kjo për shkak se, sipas zyrtarëve komunalë, duhanpirësit e rëndë shpesh vijnë nga popullata e pafavorizuar sociale. Prandaj, këta prindër do të kishin më pak gjasa që t’i çonin fëmijët e tyre në këndet e lojërave nëse aty ndalohej pirja e duhanit.
Panchard tha se ky pozicion është “befasues”.
“Nuk duket se është konsultuar asnjë ekspert në hartimin e vendimit komunal”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












