Lajme
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova ka ndarë historinë e saj frymëzuese për vështirësitë që përjetoi gjatë viteve të saj të studimeve në Vjenë, përcjell albinfo.at.
Ajo ka treguar se përballja me sfidat financiare dhe kushtet e rënda të jetesës e bënë atë të punojë shumë, ndërsa u përpoq të mbante në balancë studimet dhe jetesën në një vend të huaj.
Një nga momentet më të prekshme që Blerina ndau ishte sakrifica e saj dhe e motrës për të mbijetuar në ato vite të vështira. Për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për shkollimin dhe jetesën, ato shpesh punonin në kushte ekstreme, si shitja e biletave në rrugë në temperaturat e ulëta të dimrit, deri në -20 gradë. Ajo tregoi sesi ndonjëherë ishte e detyruar të vishte disa shtresa rrobash për t’u mbrojtur nga i ftohti.
Blerina gjithashtu theksoi rolin e fuqishëm të motrës së saj, Blertës, në këtë periudhë të vështirë. Ajo e përshkroi motrën e saj si një mbështetje të madhe, duke treguar se sakrificat e përbashkëta dhe përballjet e tyre me sfidat i ndihmuan të ecin përpara.
Madje, në disa raste motra e saj përfundonte duke u alivanosur nga nxehtësia gjatë punës, duke i theksuar edhe më shumë përpjekjet që ato bënë për të arritur suksesin.
Sot, Blerina Kllokoqi-Rugova është një nga emrat më të njohur në fushën e modës, dhe rrugëtimi i saj tregon forcën dhe vendosmërinë e saj për të përballuar sfidat. Ajo e ka kaluar këtë periudhë të vështirë me sukses, duke u bërë një model frymëzimi për të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre, pavarësisht vështirësive.
Në vazhdim të emisionit, Blerina prezantoi koleksionin e saj të fundit të modës, duke treguar për trendet dhe vizionin e saj për sezonin e ri, ndërsa ndau disa nga surprizat ekskluzive për shikuesit.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht Një projekt i ri pilot në Austrinë e Poshtme synon të përmirësojë mbështetjen e hershme të...
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë