Futboll
Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi
Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka thënë se Granit Xhaka do të paraqitet në ndeshjen kundër Serbisë në Leskovc. Ai në konferencën për medie të enjten ka thënë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në ndeshjen e Ligës së Kombeve të UEFA-s ndaj serbëve.
“Mungesa e Xhakës në ndeshjen ndaj Serbisë nuk është opsion. Sigurisht se është një ndeshje emocionale, por jo gjithmonë duhet të mendojmë për histori të vjetra. Ne do të përqendrohemi te futbolli. Nuk mund të ndikojë asgjë tjetër. Me Granitin nuk e kemi diskutuar aspak këtë çështje”, ka thënë Yakin të enjten në konferencë për media.
Yakin ka theksuar se Xhaka është i padiskutueshëm te Zvicra. Xhaka është kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa Zeqiri kthehet në përfaqësuese. Xhaka është rekordmen sa u përket paraqitjeve me përfaqësuesen helvetike të futbollit. 32-vjeçari, nga viti 2011 ka luajtur 131 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.
“Granit Xhaka është kthyer. Na ka munduar në ndeshjen kundër Spanjës. Serbia është konkurrenti ynë kryesor dhe ne synojmë pikët e plota ndaj Serbisë dhe Danimarkës”, është shprehur Yakin.
Krahas Xhakës, edhe Andi Zeqiri është përfshirë në listën e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë dhe Danimarkës. Ndaj Serbisë, Zvicra përballet më 12 tetor, kurse më 15 tetor helevetikët luajnë ndaj Danimarkës.
Xhaka në dy botërorët e kaluar ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj serbëve. Në Botërorin “Rusia 2018”, Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin vendimtarë për fitoren 2:1 ndaj Serbisë. Të dy shënuan gola dhe festuan me shqiponjë.
Shaqiri pas Kampionatit Evropian që u zhvillua në Gjermani u tërhoq nga Përfaqësuesja e Zvicrës.
Xhaka bashkë me Xherdan Shaqirin ishin protagonistët kryesorë edhe në përballjen në Botërorin “Katari 2022”.
Në Katar, Shaqiri bëri ndeshje të shkëlqyer, duke shënuar një gol dhe duke filluar aksionet për dy të tjerët, ndërsa Xhaka ishte i qëndrueshëm në mesfushë. Xhaka pati pasur dy momente tensioni me lojtarët serbë në Katar. Pasi ishte provokuar nga rezervat serbe, Xhaka ishte kundërpërgjigjur duke i sharë. Në mesin e pjesës së dytë ishte krijuar një rrëmujë, por qetësia ishte kthyer shpejt. Në fund pati edhe një rast tjetër tensioni. Xhaka ishte i rrethuar nga lojtarët serbë, por fillimisht u përball i vetëm me ta. Më pas, ai u ndihmua nga lojtarë të tjerë zviceranë. Në fund të ndeshjes, Xhaka festoi me fanellën me mbiemrin “Jashari” të vendosur në gjoks.
Pritet ndeshje e zjarrtë edhe në Leskovc. Dhe në fokus do të jetë sërish kapiteni Granit Xhaka. Është e qartë se prania e Xhakës në fushë do të përcillet me vërshëllima. Por te Zvicra besojnë se në Leskovc të mbyllet pa ndonjë incident, ndonëse mediet serbe kanë nisur të merren me Xhakën.
Bashkë me Zvicrën dhe Serbinë në Grupin 4 të Ligës A, të Ligës së Kombeve, janë edhe Danimarka e Spanja.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











