Lajme
Terapia e re kundër kancerit, shkencëtarët thonë se vret 99% të qelizave kancerogjene
Shkencëtarët nga Universiteti Rice, në Houston të SHBA-së dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë zbuluar një mënyrë të re për shkatërrimin e qelizave kancerogjene përmes dritës infra të kuqe.
Kjo teknikë inovative vë në pah fuqinë e vibrimit të molekulave që nxitet nga rrezet infra të kuqe për t’i shkatërruar qelizat kancerogjene, duke ofruar shpresë të re në luftën kundër kancerit, shkruan “BrighterSide”.
Ekipi i shkencëtarëve krijuan një lloj çekani me anë të disa molekula, të cilave ju referohen me termin “plasmone”, të cilat kur vendosen në afërsi të dritës infra të kuqe, shpërndajnë vibrime në mënyrë të sinkronizuar, gjë që çon në shkatërrim të membranave të qelizave kancerogjene.
Gjetjet, që u publikuan në “Nature Chemistry”, kanë treguar rezultat efektiv, duke eliminuar 99 për qind të melanomave te minjtë në laborator.
Këto molekula operojnë me shpejtësi të madhe dhe i përgjigjen dritës infra të kuqe, një arritje që konsiderohet të jetë e paprecedentë.
Një ndër përparësitë e mëdha që krijohet me afrimin e këtyre molekulave me dritë infra të kuqe është aftësia për të hyrë thellë në brendi të trupit të njeriut pa shkaktuar dëme në indet e shëndosha.
Me efikasitet mbresëlënës e shumë pak invaziv, ky zbulim mund të revolucionarizojë trajtimin e kancerit, duke ofruar shpresë për pacientët.
“Vibrimet e Mira” të shkencës kanë sjellë me të vërtetë një valë të re të optimizmit kundër kancerit.
Kimisti James Tour këtë metodë po e konsideron si të jashtëzakonshme.
Ekipi i tij më parë ka bërë trajtime me komponime të tjera të pajisura me disa zinxhirë të atomeve që aktivizohen përmes dritës për të hyrë në zonën e membranave të infektuara me baktere, qeliza kancerogjene e kërpudha, që nuk trajtohen me barna, për t’i shkatërruar ato.
“Rrezet infra të kuqe mund të arrijnë në thellësi prej 10 centimetrash, gjë që është shumë më shumë se sa mund të bënim me nanodrilet, të cilat mund të depërtonin vetëm gjysmë centimetri në trupin e njeriut, ky është avancim i madh”, thuhet në deklaratën e studimit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











