Shkurt.ch
Bashkim Berisha dëbohet në Kosovë
Bashkim Berisha, i cili është duke vuajtur dënimin me 14 vjet burgim për vrasjen në një parking të një shqiptari nga Maqedonia, është dëbuar ditë më parë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur “Tages Anzeiger”.
34-vjeçari kishte shërbyer dy të tretat e dënimit në Zvicër. Ai mund të jetë lëshuar i lirë në Kosovë, thuhet në raport. Autoritetet e drejtësisë në Cyrih nuk kanë dashur të komentojë mbi rastin.
I quajtur “vrasësi nga vendparkimi”, Bashkim Berisha ka qenë ish- kampion botëror në thaiboks. Pas vrasjes së bërë në shkurt të vitit 2005 në Dübendorf, ai ishte arratisur dhe për një kohë kishte jetuar në Kosovë. Tetë muaj më vonë Berisha ishte kapur për t’u ekstraduar në Zvicër, duke iu nënshtruar akuzës për vrasje.
Berisha është fëmija i pestë, më i vogli, i një familjeje kosovare në Winterthur. Siç raporton “Tages Anzeiger”, tre nga vëllezërit e tij janë gjithashtu të njohur për vepra të kryera penale në Zvicër. Dy prej tyre tashmë janë deportuar në Kosovë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











