Lajme
Një i vdekur pas shembjes së pjesshme të një hoteli në Gjermani
Shembet hoteli në Gjermani, viktima dhe të bllokuar në rrënoja
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, pasi një hotel u shemb pjesërisht gjatë natës në Gjermani, tha policia.
Sipas autoriteteve, edhe disa persona janë lënduar pas shembjes së hotelit afër lumit Mozel në Gjermani.
Trupi i pajetë është lokalizuar, por nuk ka mundur të nxirret nga rrënojat, tha policia përmes një deklarate, duke shtuar se autoritetet kanë arritur të kontaktojnë me disa prej personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.
“Për shkak të natyrës së dëmit, ky është një operacion jashtëzakonisht i vështirë”, u tha në deklaratë. Policia shtoi se në ndërtesën në qytetin Kroev, që u shemb pjesërisht, kanë mundur të hyjnë vetëm ekipet emergjente.
Hetuesit besojnë se 14 persona ishin në ndërtesë kur kati i sipërm u shemb rreth orës 23:00 të së martës, pesë nga të cilit kanë arritur të ikin pa lëndime.
Policia gjermane tha se 31 persona që jetonin në ndërtesat në afërsi, janë evakuuar për shkaqe sigurie.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të këtij hoteli.
Koev gjendet rreth 100 kilometra në perëndim të Frankfurtit.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











