Integrimi
Ka frikë se “ia sheh sherrin” emrit
Kandidati i partisë socialdemokrate, Islam Sadiki, kërkon votat e shqiptarëve për t'u zgjedhur asambleist i qytetit Arbon në kantonin Thurgau
Në zgjedhjet komunale që do të mbahen, më 8 mars 2015, Islam Sadiki është i 11-në listën e partisë së tij për këshilltar komunal.
Aktivisti i hershëm premton ndryshime në qytet nëse qytetarët do t`i jepnin besimin. „Do të angazhohem që edhe qytetarët jo-zviceranë të kenë të drejtë vote për zgjedhjet komunale të qytetit. Për këtë kam përkrahjen e turqve, kroatëve, portugezëve”, shprehet ai.
46 vjeçari, aba i pesë femijëve, i ka hyrë kësaj gare politike për të ndryshuar qytetin në një qytet të mirëkuptimit e bashkëjetesës. „Angazhohem për një Arbon tolerant që e nxit integrimin”, thotë kujdestari i një qendre të madhe tregtare në Neudorf.
Islam Sadiki vjen nga fshati Batushë, komuna e Gjakovës. Është ushtarak me profesion dhe ka shërbyer në APJ deri në vitin 1991. Pastaj është arratisur në Zvicër, ku jeton me familje.
Deri para emigrimit në Zvicër, ai kishte shërbyer si nëntoger i APJ-së në Maribor. „Akademinë ushtarake për inxhinieri e kam kryer në Beograd dhe Karlovac. Mirëpo plasi lufta në Kroaci dhe unë dezertova, sepse nuk doja të vrisja civilë”, tregon ai për albinfo.ch
Këtë histori dhune ai e ka lënë pas, dhe tani garon për një nga 30 vendet për parlament të qytetit prej 74 kandidatëve që janë lista të partive për këshilltarë komunalë.
Por, për Sadikun nuk është shumë shqetësues numri i lartë i kandidatëve, Ai ka preukupimin e emrit. “Sikur mos ta kisha emrin Islam”, thotë ai, do të fitoja me siguri. Me këtë emër që ka, ai druan se mund të paragjykohet nga votuesit që nuk e njohin atë dhe aktivitetin e tij.
“Aftësitë e mia më të mëdha për parlamentin e qytetit janë ndërtimi i urave mes gjeneratave dhe kulturave”, shprehet Sadiki.
„Unë jam aktiv dhe i gjithanshëm, ndërtoj ura ndërmjet gjeneratave dhe kulturave”, shkruan ai edhe në slloganin e tij.
Mes tjerash ai shkruan se është anëtar themelues i Festës së Kuluturës në Arbon, bën pjesë në Komisionin për Migrantë si ndërmjetësues ndërkulturor dhe angazhohet tek Forumi 60+/- si dhe në grupin e Teatrit FAST.
Një synim tjetër i tij është binjakëzimi i Arbonit me komunën e Junikut.
„Dua binjakëzimin e Junikut me Arbonin! Në këtë kuadër, një delegacion i parlamentit do të vizitojë këtë vit Kosovën për të parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave” zbulon ai për albinfo.ch.
Mbështetësit e Sadikut u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në këtë garë për asamblenë e qytetit me rreth 14 mijë banorë, që ta votojnë atë për t’u zgjedhur deputet në këshillin komunal të këtij qyteti
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?