Lajme
Vdes shqiptari 39-vjeçar, pas një sherri në Leipzig
Dëshmitarët raportojnë për një burrë të plagosur rëndë në Eisenbahnstrasse në Leipzig. Më vonë ai vdes në spital. Policia po heton për një vrasje
Një 39-vjeçar ka vdekur në spital pas një sherri ku ishte përfshirë, në Eisenbahnstrasse, në Leipzig. Policia po heton për vrasje, ka thënë një zëdhënëse, transmeton albinfo.ch.
Dëshmitarët kishin parë të plagosurin rëndë të shtrirë në Eisenbahnstrasse një natë më parë dhe, sipas njoftimit, kanë alarmuar policinë. Sipas informacioneve, personi i plagosur, një shqiptar 39 vjeç, ka ndërruar jetë më pas në spital.
Sipas zëdhënëses së policisë, ka pasur një përleshje fizike – ende po hetohet nëse janë përdorur edhe armë. Fillimisht nuk ka pasur asnjë të arrestuar, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Sfondi i mosmarrëveshjes gjithashtu mbetet i paqartë për momentin. Për të siguruar gjurmët, zona e rrugës Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













