Lajme
Tre shqiptarë prangosen në Angli
Raportohet se dy shtetas shqiptarë në arrati, të kërkuar nga drejtësia italiane dhe një tjetër i kërkuar nga drejtësia shqiptare, janë prangosur në Angli, përcjell albinfo.ch.
Top Channel, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, sjell emrat e tre shqiptarëve dhe për çfarë ata akuzohen.
Edmond Arra, 34 vjeç, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar është arrestuar në banesën e tij në rrugën Jasmine Grove, në Londër.
Drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim për akuzat e zjarrvënies, dëmtime kriminale, mbajtje arme pa leje, grabitje dhe goditje personi.
Besnik Zekthi, 42 vjeç, është një emri i shqiptarit tjetër arrestuar në Angli si kërkuar i drejtësisë italiane. Ai akuzohet si pjesë e një grupi të organizuar kriminal i përfshirë në trafikun e drogës.
Dorjan Meshi, 36 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga zyra e Interpol Tiranës. Ai akuzohet se më 14.02.2020 në aeroportin Nënë Tereza kishte me vete një dokument ID çeke me numër 20692030 në emrin e Daniel Pelcek, për të cilën kishte dijeni se ishte e falsifikuar. Sikurse bëri tentativë ta përdorte e të krijonte përshtypjes se ishte një dokument i vërtetë e të pranohej më pas.
Disa ditë më parë gazeta Daily Mail i kushtoi një artikull të gjatë shqiptarëve, të cilët janë të kërkuar në Europë apo Shqipëri dhe zgjedhin Britaninë e Madhe si vendfshehje. Në artikull hidhej paralelizmi me Costa del Sol në Spanjë.
“Nëse prej shumë vitesh Costa del Sol është përdorur nga kriminelët britanikë të kërkuar nga drejtësia e vendit të tyre, tashmë Britania e Madhe është duke u përdorur si vend fshehje nga shqiptarët me llogari të hapura me drejtësisë shqiptare apo ato europiane”, thotë Daily Mail.
Sipas të dhënave publikuar në këtë artikull zbulohet se në periudhën janar-korrik 2024 janë arrestuar me qëllim ekstradimi 30 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkuar në Angli për t’u fshehur.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












