Lajme
Ngjitet në telat elektrikë të trenit, plagoset rëndë kosovari 14-vjeçar
Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur. Ai do të mbetet në fund të jetës së tij me pasojat e aksidentit
Vetëm një operacion urgjent i shpëtoi jetën, por 14-vjeçari do të mbetet përgjithmonë me pasoja nga aksidenti i tmerrshëm elektrik!
Të enjten në mbrëmje (4 korrik), i riu kosovar ishte ngjitur në një autocisternë që po qëndronte në stacionin e trenit në Wolfratshausen (Bavari) së bashku me dy shokë 16-vjeçarë, transmeton albinfo.ch. 14-vjeçari kishte ngritur pjesën e sipërme të trupit dhe ishte kapur në telin e sipërm, duke bërë kështu që të pësojë një goditje të fuqishme elektrike dhe të bjerë në tokë.
Ndërsa njëri nga shoqëruesit e tij u përpoq ta ndihmonte, shoku tjetër u largua i tronditur, shkruan bild.de. Edhe 16-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Një dëshmitar e ka vëzhguar incidentin dhe ka lajmëruar shërbimet e urgjencës. Një patrullë nga PI Wolfratshausen ishte afër dhe shpejt arriti në vendngjarje.
Reparti i zjarrfikësve vullnetarë të Wolfratshausen-it e e ka ndërprerë linjën elektrike, në mënyrë që të mos përbënte më rrezik.
Pasi i është dhënë ndihma fillestare të plagosurit rëndë, ai është dërguar me helikopter shpëtimi në një klinikë speciale në Mynih.
Mjekët e urgjencës zbuluan se 80 për qind e sipërfaqes së trupit të tij ishte djegur.
Pas një operacioni emergjent, gjendja e të riut kosovar është stabilizuar, transmeton albinfo.ch. Por ai me siguri do të mbetet në fund të jetës së tij me pasojat e aksidentit.
Paralajmërim urgjent nga Policia Federale
Policia Federale paralajmëron urgjentisht për rreziqet në zonën e binarëve të trenit, përcjell albinfo.ch. “Nga teli me energji prej 15,000 voltësh mund të krijohet një hapësirë elektrizuese e rrezikshme për jetën, edhe pa kontakt të drejtpërdrejtë”, paralajmëron zëdhënësja e Policisë, Federale Sina Dietsch.
Objektet hekurudhore nuk janë të përshtatshme për qëndrimin tuaj – pavarësisht nga arsyeja. Ka rrezik për jetën si në binarë, ashtu edhe në vagona! Në funksion të pushimeve të ardhshme verore, veçanërisht prindërve u kërkohet të informojnë fëmijët e tyre për rreziqet.
(Foto: Bundespolizei)
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












