Futboll
Dueli Zvicër-Angli: Kush pritet të kalojë në gjysmëfinalet e “Euro 2024”?
Ditën e premte dhe të shtunë do të luhen çerekfinalet e “Euro 2024”, që më pas do të përcaktojnë katër gjysmëfinalistete e këtij kompeticioni. Në këtë fazë është vështirë të parashikosh se kush mund të kalojë në raundin tjetër, kjo jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të skuadrave që kanë kaluar në këtë fazë, por edhe për shkak se ky europian na ka mësuar që gjithçka është e mundur.
Por kush parashikohet të shkojë në gjysmëfinale?
Spanjë – Gjermani, e premte, 18:00
Pavarësisht se paraqitjes pothuajse perfektë të Gjermanisë dhe Spanjës, vetëm njëra prej tyre do të mund të kalojë në fazën tjetër. Sipas analizave dhe parashikimeve nga ekspertët e futbollit në përballjen e së premtes, Spanja do të jetë ajo që do avancojë në raundin e gjysmëfinaleve.
Portugali – Francë, e premte, 21:00
Paraqitja pragmatike e Portugalisë në ndeshjen me Slloveninë zbuloi defekte të mëdha në skuadrën e Roberto Martínez, i cili duhet të gjejë një zgjidhe për të dërguar skuadrën drejt golit. Franca nga ana tjetër, ka po të njëjtin problem. Gjelat kanë arritur në këtë fazë me vetëm 2 autogola dhe një penallti të shndërruar në gol nga Mabppe. Të dyja skuadrat duken jo efektive në fazën sulmuese dhe përballja e tyre do të jetë interesante. Parashikimet flasin për një kalim të Francës në fazën e gjysmëfinaleve.
Angli – Zvicër, të shtunën, 18:00
Anglia pavarësisht paraqitjeve jo të mira ia ka dalë të shkojë deri në fazën çerekfinale. Megjithatë, në këtë përballje nuk ka më vend për gabime. Gareth Southgate duhet të “lubrifikojë” makinerinë e tij në mënyrë që t’i bëjë ballë “orës” zvicerane.
Zvicra nga ana tjetër duket se po kërkon të përsësrisë suksesin e Eruo 2020, ku arriti deri në gjysmëfinale. Pas eliminimit të Italisë në ndeshjen e kaluar, edhe Angli duhet t’i bëjë llogaritë mirë. Parashikimet nxjerrin favorite Zvicrën, e cila mund të prekë gjysmëfinalet.
Holandë – Turqi, të shtunën, 21:00
Holandezët kanë treguar një paraqitje në rritje që nga nisja e Euro 2024. Ndeshja e fundit me Rumaninë tregoi dhe aftësinë e Tulipanëve për të dominuar ndeshjen. Nga ana tjetër ndodhet surpriza e këtij evropiani, askush nuk e mendonte në fillim të kompeticionit se turqit mund të avanconin përtej grupeve. Por me një paraqitje fantastike dhe një skuadër kompakte, Turqia ka arritur deri në çerekfinale. Megjithatë parashikimet tregojnë se turqit nuk kanë aq aftësi sa për të eliminuar Tulipanët, të cilët janë favoritë për të shkuar në fazën gjysmëfinale.
Nëse këto parashikime dalin të sakta, atëherë do të kemi një gjysmëfinale, Spanjë-Francë dhe Zvicër Holandë. Katër skuadra të cilat do të “luftojnë” për të fituar një vend në finalen e madhe të 14 korrikut.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














