Lajme
Mira Murati: AI do t’i zhdukë disa punë, por shumë të tjera do të lindin
Cilat punë mund të zëvendësohen nga Inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale do të bëjë që disa punë të zhduken, disa të transformohen e disa të tjera të lindin, e kjo sipas Mira Muratit, duhet të shfrytëzohet në epokën e ndryshimeve të mëdha teknologjike. Punët që përsëriten dhe nuk janë kreative për njerëzit, ajo ka thënë se duhet të zëvendësohen, përcjell albinfo.ch.
Shefja e Teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka thënë se Inteligjenca artificiale pashmangshëm do t’i zëvendësojë disa punë, pasi sipas saj, “ato nuk do të duhej të ishin aty nëse rezultati i tyre s’është aq cilësor”.
Në diskutimin “AI gjithandej: Transformimi i botës tonë, fuqizimi i njerëzimit”, në kolegjin Dartmouth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Murati është shprehur se zhvillimet teknologjike janë të hovshme, ndërsa krijimtaria individuale nuk do të zhduket, por do të përmirësohet dhe zgjerohet.
“Unë mendoj se po, disa punë ndoshta do të largohen, por ndoshta pasi ato nuk dhet të jenë aty nëse përmbajtja që del prej tyre s’është aq cilësore. Por, vërtet besoj se përdorimi i saj (Inteligjencës artificiale) si mjet për edukim e krijimtari, do ta zgjerojë inteligjencën, kreativitetin dhe imagjinatën”, është shprehur Murati.
Megjithatë, shqiptarja është shprehur se kompania që operon me Inteligjencë artificiale ende s’e ka qartësuar se cili do të jetë ndikimi i AI-së në punë.
“Hapi i parë në fakt është që të ndihmohen njerëzit dhe të kuptojnë se çka janë në gjendje të bëjnë sistemet, çka mund të bëjnë ata për t’u integruar në rrjedhat e punës. Më pas filloni të parashikoni ndikimin e AI-së. Unë mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë këto mjete tashmë janë duke u shfrytëzuar dhe kjo nuk është duke u analizuar fare. Kështu, ne duhet të studiojmë se çfarë po ndodh tani me natyrën e punës, natyrën e edukimit”, ka shtuar Murati.
Ajo ka potencuar tutje në intervistë se AI do të mundësoj që edhe disa punë do të zbulohen me kohë, e disa të tjera do të avancojnë.
“Unë nuk jam ekonomiste, por sigurisht e parashoh që shumë vende të punës do të ndryshojnë, disa do të humbin e disa punë do të fitohen. Ne nuk e dimë konkretisht se si krejt kjo do të duket, por mund të imagjinoni se si disa punë përsëriten, e njerëzit nuk po avancojnë tutje”, ka thënë drejtoresha e Teknologjisë në OpenAI.
E pyetur se a do të ketë mjaftueshëm vende pune të krijuara për t’i kompensuar ato që do të humbin, Murati ka ende nuk po studiohet në aspektin e zhvillimit ekonomik ky proces.
“Mendoj se do të krijohen shumë vende pune, por pesha e numrit të vendeve të punës, sa vende pune janë ndërruar, sa vende punë kanë humbur…nuk e di. Dhe nuk mendoj se dikush e di në të vërtetë, sepse kjo nuk po analizohet me rigorozitet. Unë mendoj se ekonomia do të transformohet dhe do të ketë shumë vlerë të krijuar nga këto mjete (inteligjente).
Ajo iu ka bërë thirrje njerëzve që t’i shfrytëzojnë veglat e Inteligjencës artificiale për t’i inkorporuar në profesionet e tyre.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











