Shqipëria
Shqipëria, rritje 121 % për flukset turistike në botë
Raporti për flukset turistike në botë e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës me rritjen më të fortë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë që e gjithë bota ka arritur vetëm 97 për qind të flukseve përpara pandemisë, Shqipëria në tremujorin e parë të vitit 2024 ka një rritje më të theksuar.
Sipas raportit, në tremujorin e parë të këtij viti në krye është Katari me një rritje prej 177 për qind dhe në vend të dytë është Shqipëria me 121 për qind, ndjekur nga Arabia Saudite dhe disa tende turistike në Amerikën Latine apo edhe në Evropë.
Rritja e fortë e udhëtarëve ka ardhur nga dy faktorë. Bumi turistik që nisi në Shqipëri, vetëm në muajin maj erdhën 1 milion turistë, ndërsa nga janari e deri më tani janë 3.3 milionë, gati një milionë më shumë se një vit më parë.
Shqipëria është bërë një destinacion i pëlqyeshëm për çmimet, natyrën dhe mikpritjen, por edhe për faktin që shumë të huaj kanë kuriozitet për këtë vend.
Ndërkohë që faktori i dytë shumë i rëndësishëm është ulja e çmimit të udhëtimeve dhe shtimi i linjave ajrore nga shumë vende të botës. Ndërkohë që Projeksioni i OKB-së për Turizmin për vitin 2024 tregon për një rikuperim të plotë të turizmit ndërkombëtar me rritje 2% mbi nivelet e vitit 2019.
Shqipëria ndërkohë e ka tejkaluar disa herë këtë nivel. Ndërkohë që e gjithë Evropa në tërësi ka një rritje me vetëm 1 për qind më shumë se në 2019, Shqipëria këtë rritje e ka plot 121 për qind.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












