Futboll
Austria kualifikohet si e para
Grupi D duket se sjell edhe befasitë më të mëdha deri në këtë pikë të Euro 2024, teksa në një grup ku bënte pjesë Franca dhe Holanda, kreu shkon për Austrinë.
Këta të fundit mposhtën “tulipanët” në ndeshjen e tretë me rezultatin 2-3, një sfidë që dhuroi spektakël. Austriakët u barazuan në dy raste nga Holanda, megjithatë në fund goli i Sabitzer mjaftoi për të marrë tre pikët dhe vendin e parë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të grupit, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Poloninë e eliminuar nga garat. “Gjelat” e zhbllokuan ndeshjen në fraksionin e dytë pas një penalltie të ekzekutuar saktësisht nga Mbappe, goli i parë në Evropianë për sulmuesin.
Megjithatë, Robert Lewandowski barazoi Francën po nga pika e bardhë, teksa sulmuesi i Barcelonës fillimisht u ndal nga Maignan. Por, penalltia u përsërit dhe aty 35-vjeçari nuk gaboi. Përfundimisht, ndeshja u mbyll në shifrat 1-1 me Austrinë që mori kreun e grupit me gjashtë pikë, Franca e dyta me pesë pikë dhe Holanda me katër pikë në vend të tretë.
“Tulipanët” kanë shansin për të kaluar si një nga katër të tretat më të mira, teksa Polonia e mbyll Euro 2024 me një pikë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












