Maqedonia
RMV me qeveri të re, kryeministër Hristijan Mickoski, bashkëqeverisës edhe koalicioni shqiptar VLEN
Deputetët e Kuvendit të RMV-së votuan qeverinë e re me 77 vota pro dhe 22 kundër. Në qeveri futet edhe koalicioni shqiptar VLEN.
Mandatari për krijimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nga VMRO-DPMNE, në fjalimin e tij para votimit tha se duhet bërë shumë punë dhe kërkohen projekte konkrete. Ai premtoi se “shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”. Qytetarët dëshirojnë më tepër para, jetë më dinjitoze, ndërsa këto për shkak të paaftësisë së pushtetit të deritanishëm nuk ka qenë të mundura. Mickoski tha se nuk do të kërkojë 100 ditë “muaj mjalti”, ai premtoi investime të menjëhershme, ringjallje ekonomike, rritje të pensioneve dhe pagave, investime në arsim, shëndetësi dhe kulturë. Që të martën ai paralajmëroi investim prej më shumë se 400 milionë euro, ulje të tatimeve, por edhe ndjekje të të gjitha krimeve dhe reforma të harmonizuara me standardet evropiane.
“Po vjen koha kur atdheu duhet të bëjë më shumë për qytetarët. Çdo njëri prej jush ka bërë gjithçka për atdheun e tij, tani është koha kur ai të bëjë për ju. Sipas njohurive që i kemi, situata në shumë fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë në kolaps. Ne do të përgjigjemi me vendosmëri dhe do të njoftojmë opinionin për gjithçka. Nuk do të kërkoj 100 ditë muaj mjalti. Investimet do të fillojnë menjëherë, që të martën do të investojmë më shumë se 400 milionë euro”, tha Mickoski. Ai ka thënë se ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të ketë derisa ai të jetë kryeministër.
Pas votimit të qeverisë së re, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, partia e të cilit është futur në koalicionin qeveritar, ka deklaruar se ndryshimi erdhi dhe se shqiptarët u çliruan nga regjimi i kaluar – ndërsa tani është koha për veprim.
“Kuvendi votoi anëtarët e qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj. Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime, të cilat do të zhvillojnë ekonominë, do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurt”, ka thënë Bilall Kasami.
Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër Qeverisë, ndërsa Fronti Evropian e ka lëshuar seancën pak para votimit të qeverisë. Blerim Bexheti, koordinator i grupit parlamentar nga Fronti Evropian, ka thënë se nuk votuan qeverinë e re, sepse ajo “nuk ka legjitimitet nga komunitetet etnike”. Nga LSDM-ja opozitare u dëgjuan shumë kritika për mospërfilljen e dinjitetit dhe emrit të shtetit.
“Nëse zgjedhjet e fituara nga VMRO-DPMNE për dikë do të thonë shpresë, tani ende pa u akomoduar në qeveri mund të konstatojmë që shpresa vetëm se ka ikur. Është e pakuptueshme se si për vetëm disa ditë janë shkelur shumë çështje. Nuk përmendet emri i shtetit, dinjiteti dhe e ardhmja e shtetit”, ka deklaruar Sonja Llukarevska, deputete e LSDM-së.
Nga opozita maqedonase thonë se përbërja e qeverisë pasqyron numrin minimal të grave në qeveri dhe “kjo vetëm sa konfirmon mizogjininë e rrënjosur në partinë në pushtet”.
“Më shumë ministri dhe më pak gra, kuadro të ish-kryeministrit Gruevski, ministra anonimus. Është pak hipokrite të flisni për interesa strategjike të vendit, ndërsa kandidat për ministër të jetë ndjekës i regjimit të Putinit”, ka thënë deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska./DW
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













