Lajme
Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike
Gjatë ditës së sotme, shumë qytete në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri, ka deklaruar se shkaktarët e ndërprerjes së rrymës kanë qenë volumet e larta të transmetimit dhe temperaturat ekstreme, që kanë shkaktuar defekte në linjën e interkoneksionit me Greqinë, transmeton albinfo.ch.
“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin”, tha OST përmes një njoftimi ndërsa ka njoftuar se po merren masa për rikthimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, raporton REL.
Në anën tjetër, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi ka thënë se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë.
Ndërkaq, drejtori i Kompanisë së Energjisë Elektrike në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”.
Kroacia gjithashtu njoftoi se disa pjesë të vendit janë përballur me ndërprerje të rrymës, përderisa autoritetet kroate, së bashku me homologët e tyre në shtetet fqinje, thanë se po analizojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës.
Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës – KESCO kanë konfirmuar për REL se nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë. Probleme me rrymë nuk janë raportuar as në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










