Lajme
Vuçiq flet me Macron, i kërkon që zgjidhja për Kosovën të mbetet lart në agjendën e BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,, ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që zgjidhja e çështjes së Kosovës të mbetet lart në agjendën e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në një njoftim në Instagram, Vuçiq njoftoi se këtë kërkesë e bëri gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me homologun e tij francez.
“Përderisa Evropa po kalon një periudhë tranzicioni dhe pasigurie, unë theksova rëndësinë e vazhdimësisë në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për Serbinë, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe kushtet në të cilat jeton komuniteti serb i privuar nga e drejta.
E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë për popullin serb”, shkroi Vuçiq.
Ai tha se i kërkoi Macronit që “të qëndrojë pranë Serbisë në “rrugën e saj të vështirë drejt ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë me të cilat përballet në atë rrugë”.
“Theksova se avokimi për dialog mbetet themeli i politikës së Serbisë në marrëdhëniet rajonale dhe faktori më i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjeve të vështira që janë para të gjithëve ne.
Ne diskutuam gjithashtu nevojën për bashkëpunim strategjik në formësimin e trajektores së ardhshme të kontinentit tonë dhe të botës në tërësi, si dhe në zgjidhjen e çështjeve urgjente në lidhje me sigurinë rajonale dhe stabilitetin ekonomik”, ka shkruar Vuçiq.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











