Shqipëria
55-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e Suedisë
Shqipëria dhe Suedia festojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përcjell albinfo.ch.
Nëse gjatë periudhës së rregjimit komunist kontaktet dhe shkëmbimet ishin të pakta e të vakta, dëshira dhe gatishmëria e përbashkët për të gjallëruar dhe zhvilluar marrëdhëniet u manifestua mënjeherë pas ndryshimeve.
Kështu, në maj 1991, z. Sten Andersson, ministri suedez i Punëve të Jashtme, vizitoi Shqipërinë në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke hapur kështu një epokë të re, e cila që atëherë vetëm është zhvilluar e pasuruar pareshtur.
Gjatë dy dekadave të fundit Suedia ka mbështetur në mënyrë të palëkundur procesin integrues-anëtarësues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe ka kontribuar në zhvillimin e vendit përmes Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Sot, Shqipëria dhe Suedia janë vende mike dhe partnerë, ndajnë të njëjtat vlera dhe udhëhiqen nga të njëjtët parime europiane, bazuar në respektimin e shtetit të së drejtës, promovimin e të drejtave të njeriut, mbështetjen e multilateralizmin dhe bashkëpunimin në trajtimin dhe zgjidhjen e sfidave globale.
Përmes përpjekjesh të përbashkëta, Shqipëria dhe Suedia synojnë të nxisin lidhje më të forta ekonomike dhe tregtare, të inkurajojnë investimet dhe të shumëfishojnë kontaktet njerëzore.
Ky përvjetor i gjen dy vendet tona edhe si vende aleate të NATO-s, në një moment të veçantë e sfidues për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Dëshira dhe angazhimi i Shqipërisë është forcimi dhe zgjerimi më tej i marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen, përfshirë në kuadër të objektivit madhor të Shqipërisë, anetarësimi në BE.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











