Futboll
Granit Xhaka: Kemi luftuar së bashku
Kapiteni i Zvicrës dhe lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme kundër Hungarisë, Granit Xhaka foli për mediat pas fitores së sotme në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian.
Zvicra e mposhti Hungarinë me rezultat 3:1, në ndeshjen ku Granit Xhaka luajti tërë kohën dhe tregoi paraqitje fantastike në mesfushë.
“Ne e pamë ndeshjen e Gjermanisë. U befasuam me paraqitjen e Skocisë. Ne kemi arritur objektivin tonë të parë prej tre pikëve, dhe tani duhet të përgatitemi për të mërkurën”, tha Xhaka.
“Pamë se sa tifozë zviceranë ishin sot në stadium dhe atmosfera ishte fantastike. Raundi ynë kualifikues nuk ishte i mirë dhe kjo ishte një ndeshje ku vuajtëm, por jo shumë pasi dominuam pjesën e parë. Por edhe kur kemi luftuar, kemi luftuar së bashku dhe kemi qenë të fortë si ekip”, tha Xhaka.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













