Futboll
Xherdan Shaqiri, ylli i Zvicrës
Futbollisti shqiptar po përgatit për një tjetër ngjarje të rëndësishme në karrierën e tij
Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët më të mirë e të suksesshëm shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri ka 123 ndeshje me Zvicrën, duke qenë i dyti pas Granit Xhakës. Ai është shënuesi i katërt më i miri në histori me 31 gola, derisa Alexander Frei ka 42 gola.
Shaqiri nga viti 2010 është pjesë e Zvicrës, duke qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të Natit.
Ai u përzgjodh nga Ottmar Hitzfield për Botërorin e 2010 e më pas mori pjesë në të gjitha ngjarjet madhore me Zvicrën.
Luajti në Botërorin e 2014, Euro 2016, Botërorin 2018, Euro 2020 dhe Botërorin 2022.
Në Euro 2016, goli i tij ndaj Polonisë ishte më i miri i Evropianit.
Xherdani ka fituar tri herë titullin në Zvicër me Baselin dhe dy herë Kupën e Zvicrës, tri herë fitoi titullin në Gjermani me Bayernin, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Gjermanisë, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës, dhe Botërorin për klube.
Fitoi titullin në Angli me Liverpoolin, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për klube.
Dy herë u shpall futbollisti më i mirë i Zvicrës, më 2011 dhe 2012.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










