Futboll
Sa është vlera e kombëtares shqiptare
Në përllogaritjen e përgjithshme, vlera e kombëtares shqiptare është 111,6 milionë euro, duke qenë dhe kombëtarja e parafundit nga 24 ekipet që marrin pjesë në Euro2024
Shqipëria do të kërkojë të jetë befasia e madhe e këtij Evropiani, ndonëse ekipi kuqezi ndodhet në Grupin B sa bashku me tre skuadra favorite për të marrë trofeun, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në finalet e një Evropiani e tashmë e ka edhe eksperiencën për të kërkuar më shumë se në Euro 2016, shkruan Supersport, transmeton albinfo.ch.
Në fushën e lojës, padyshim që kuqezinjtë do të luftojnë si të barabartë ndaj rivalëve të grupit, megjithatë, sa i takon vlerës sipas transfermarkt, kuqezinjtë janë skuadra me vlerën më të vogël në Grupin B. Në përllogaritjen e përgjithshme, vlera e kombëtares shqiptare është 111,6 milionë euro, duke qenë dhe kombëtarja e parafundit nga 24 ekipet që marrin pjesë në Euro2024. Vetëm Rumania ka vlerë më të vogël se të besuarit e Sylvinho.
Armando Broja është lojtari me vlerën të madhe tek skuadra e Shqipërisë, teksa kartoni i sulmuesit të Chelsea arrin vlerën e 22 milionë eurove. Pas tij është Kristian Asllani i Interit, që kap vlerën e 18 milionë eurove.
Spanja është kombëtarja me vlerën më të shtrenjtë në Grupin B, teksa përllogaritet që 26 lojtarë e grumbulluar të arrijnë vlerën e 965.5 milionë eurove. Spanjollët janë dhe kombëtarja e katërt më e e shtrenjtë në këtë Euro 2024.
Italia arrin vlerën e 705 milionë e 500 mijë eurove, ndërsa Kroacia 327,7 milionë eurove. Sa i takon tre vendeve të para në këtë renditje të veçantë, kombëtarja më e shtrenjtë është ajo e Anglisë, që kalon vlerën e 1.5 miliardë eurove. Pas britanikëve, ndodhet kombëtarja franceze që arrin vlerën e 1.2 miliardë eurove, ndërsa në vendin e tretë është Portugalia e Cristiano Ronaldo me vlerë pak më shumë se miliard euro.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











