Futboll
Laçi: Po japim maksimumin, gati për sfidën me Italinë
Laçi u shpreh se Shqipëria ka mbërritur me meritë në këto finale dhe se po jep maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta nisë sa më mbarë me Italinë
Qazim Laçi, mesfushori i ekipit Kombëtar ishte lojtari i radhës që doli sot në konferencën për media nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.
Mesfushori kuqezi foli për objektivat e kuqezinjve në grupin B dhe u ndal te sfida e parë e Shqipërisë kundër Italisë, që do të luhet të shtunën në ora 21:00 në Dortmund, raporton FSHF, transmeton albinfo.ch.
Laçi u shpreh se Shqipëria ka mbërritur me meritë në këto finale dhe se po jep maksimumin në stërvitje në mënyrë që ta nisë sa më mbarë me Italinë.
Numri 14 i Kombëtares tha se skuadra kuqezi do t’i marrë të gjitha ndeshjet me radhë, ndërsa komentoi edhe konkurrencën në Kombëtare, që e konsideron si mjaft produktive.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe a mendon se do ta nisësh si titullar ndaj Italisë? – Kemi bërë shumë mirë. Organizimi është shumë i mirë nga stafi dhe FSHF, si në Austri dhe në Gjermani. Kemi punuar shumë mirë dhe po punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Se kush nis nga fillimi e vendos trajneri. Të gjithë lojtarët janë gati, djemtë po punojnë shumë fort. Si të luajmë 1 minutë, si nga fillimi, si 5 minuta duhet të jemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe do të japim maksimumin.
Mesfusha e Italisë? – Sigurisht që do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që nga shorti ne e dinim që do ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japim maksimumin dhe duhet të luftojmë deri në fund për të marrë maksimumin e pikëve.
Sa e rëndësishme është të marrim rezultat pozitiv me Italinë për ndeshjet e tjera? – Ndeshja e parë është pak më e vështirë për të gjitha ekipet, si për ne si për Italinë. Ne kemi arritur deri këtu me shumë meritë. Kemi dhënë maksimumin në kualifikuese, kemi bërë ndeshje të mira dhe kështu do të vazhdojmë. Të punojmë sa më mirë, të stërvitemi dhe të mundohemi që të shfaqim ato gjëra që jemi stërvitur edhe në fushë. Objektivi ynë është që të marrim maksimumin e pikëve te ndeshja e parë.
Konkurrenca në ekip? – Është konkurrencë shumë pozitive. Lojtarët janë të barabartë në Kombëtare dhe janë grumbulluar futbollistët më në formë të momentit. Ka shumë konkurrencë në të gjitha repartet, të gjithë po japim maksimumin për të arritur sa më lart. Çdo lotjarë duhet të japi maksimumin.
Me cilin nga ekipet mezi po e pret përballjen? – Të tre kundërshtarët tanë janë shumë të fortë. Secili prej tyre ka cilësitë e veta dhe është e vështirë të bëj një zgjedhje. Çdo ekip ka lojtar me diferencat dhe karakteristikat e veta. T’i marrim ndeshjet me radhë.
A është Shqipëria gati për ndeshjen e parë me Italinë? – Patjetër, të gjithë lojtarët janë gati. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë dëmtim, kjo është kryesorja. Mezi po presim që të vazhdojë “EURO 2024”. Ndeshja e parë do jetë pak me stres pasi është takimin i parë. Por të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar dhe kjo është shumë pozitive për ne.
Këshillat që keni marrë nga lojtarët që vijnë për herë të dytë në Kombëtare – Nuk kanë thënë gjëra specifike. Këto lojtarë me eksperiencën që kanë na kanë ndihmuar në çdo stërvitje dhe ndeshje, se si të paraqitemi, çfarë duhet të specifikojmë, në mënyrë që të përballemi me kundërshtarët në grup.
Sa presion ka Shqipëria në këtë grup?– Në ndeshjet kualifikuese kemi bërë shumë mirë. E mbyllëm të parët sepse e merituam. Edhe në Evropian jemi me këmbë në tokë. Sigurisht do të jetë shumë e vështirë, pasi është një grup i fortë. Italia, Spanja dhe Kroacia janë shumë ekipe të forta. Por ne do ta shijojmë dhe do të japim maksimumin, pasi kjo fanellë që po veshim, vlen shumë.
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













