Maqedonia
Maqedoni e Veriut, BDI kritikon koalicionin “Vlen” dhe VMRO-DMPNE
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, akuzoi të mërkurën koalicionin ‘Vlen’ dhe VMRO-DPMNE për anashkalim të legjitimitetit të votës shqiptare, duke e lënë atë jashtë qeverisë, ndonëse koalicioni “Fronti Evropian” mori më shumë vota të elektoratit shqiptar. Ai e quan vasal veprimin e koalicionit ‘Vlen’ për të hyrë në qeveri me VMRO-në, duke thënë se kjo është një shkelje e Marrëveshjes së Ohrit. Zoti Ahmeti paralajmëroi hapa të mëtejshëm “në mbrotje të legjitimitetit të votuesve shqiptarë”, por pa hollësi të tjerë mbi këtë.
Ndërkohë, VMRO-ja thotë se vullneti i shumicës kërkon që BDI-ja të shkojë në opozitë dhe të përballet me përgjegjësinë. Edhe koalicioni ‘Vlen’ pret që BDI-ja të jetë një opozitë konstruktive.
Edhe pse Kushtetuta e vendit nuk përcakton se kush duhet të përfaqësojë shqiptarët në pushtetin ekzekutiv, drejtuesi i ardhshëm opozitar shqiptar Ahmeti ngul këmbë se kjo duhet të jetë forca politike me shumicën e fituar të votave të komunitetit të dytë më të madh në vend.
“Përkundër të gjitha argumenteve, numrit të votave dhe të deputetëve, humbësit e zgjedhjeve pa legjitimitetin e sovranit u nënshtruan tërësisht duke injoruar vullnetin e popullit, Marrëvesshjen e Ohrit, legjitimitetin, dhe pa pasur aspak respekt për ata që sollën të gjitha ndryshimet cilësore në vendin tonë. Në këtë kontekst, qytetarët na pyesin” ç’kuptim ka demokracia në vendin tonë nëse komuniteti shumicë përcakton se kush i përfaqëson shqiptarët, turqit, romët dhe komunitet e tjera?”, u shpreh zoti Ahmeti.
Zoti Ahmeti, duke folur në një konferencë shtypi nga selia e partisë në Tetovë, nuk saktësoi se cilat do të jenë hapat e mëtejmë të “Frontit Evropian”, duke thënë se publiku do të njoftohet së shpejti me vendimet e Frontit pas konsultimeve me drejtuesit e koalicionit.
Kreu i BDI-së thotë se mendësia dhe veprimi i partive të koalicionit “Vlen” i kthen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në kohën kur ata trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë.
“Legjitimiteti është shtylla e stabilitetit, sigurisë, mirëqenies e barazisë. Prandaj, ne bashkë po nisim betejen e respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit që bazohet në legjitimitetin dhe të drejtën zakonore për përfaqësim nga ata që e kanë legjitimitetin e komuniteteve”, tha zoti Ahmeti.
Nga ana tjetër, koalicioni “Vlen” e quan veten fitues të votave shqiptare, ndërsa akuzon BDI-në për shantazh të votuesve dhe për blerje votash. “Vlen” nuk pranon të ketë nënshkruar një marrëveshje me BDI-në, siç pretendon kjo e fundit. Pas një rivotimi para një jave “Vlen” i mori një deputet “Frontit Evrpian”, duke ngritur në 14 numrin e deputetëve, ndërsa “Fronti Evropian” mbeti me 18 ligjvënës në Parlamentin prej 120 vendesh.
Partitë e koalicionit të pritshëm qeveritar shqiptar po zhvillojnë bisedime intensive me VMRO-DMPNE-në për përshtatjen e programit qeveritar dhe emrat e pjesëtarëve të kabinetit të qeverisë si dhe ndarjen e drejtorive publike.
Media e afërt me VMRO-në dhe koalicionin “Vlen” thotë se partitë shqiptare do të marrin postin e zëvendëskryeministrit të parë në qeveri, Ministrinë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Pushtetit Lokal dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Të martën Afrim Gashi, anëtar i këtij koalicioni, u zgjodh Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













