Kosova
QKMK: Është normalizuar qarkullimi nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se është normalizuar qarkullimi nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Njoftimi vjen pas thirrjes që është bërë dje që qytetarët, të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë, sot të përdorin pika të tjera për qarkullim, transmeton albinfo.ch.
QKMK- ja pati theksuar se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër, ndërsa tani është konfirmuar se gjendja nëpër pika kufitare është normalizuar.
“Njoftim me rëndësi! Njoftohen të gjithë qytetarët se është normalizuar qarkullimi në PKK me Serbinë. Nëse keni nevojë për informim shtesë, kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











