Shkurt.ch
Zvicra gjatë vitit 2014 ka dëbuar afër 8600 azilkërkues
2444 janë kthyer në mënyrë të pavarur ndërsa në 6146 raste policia i ka përjellë deri në aeroplan personat me vendim lëshimi të Zvicrës
Gjatë vitit 2014 Zvicra ka bërë kthimin përmes rrugës ajrore të 8.590 azilkërkuesve të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil. E gjithë kjo ka pasur një kosto prej 8.5 milionë frangash.
Një vit më parë ishin 12.000 të huaj që ishin kthyer po ashtu me aeroplanë.
Dëbimi i azilkërkuesve përmes rrugës ajrore, sipas qeverisë, gjen shprehje vetëm për personat që në mënyrë të përsëritur i kanë rezistuar kthimit. Këta persona, për këtë arsye mbahen në burgun administrativ për të siguruar dëbimin e tyre.
Gjatë vitit 2014 kanë qenë 252 azilkërkues që janë dëbuar ose riatdhesuar përmes fluturimeve speciale. E gjithë kjo ka kushtuar 2.8 milionë franga, është shprehur për mediet zvicerane një zëdhënëse e Sekretariatit Shtetëror për Migracion (SEM).
Nga ana tjetër, prej 8590 personave që e kanë lëshuar Zvicrën, 2444 e kanë bërë këtë në mënyrë të pavarur ndërsa në 6146 raste policia i ka përjellë deri në aeroplan personat me vendim lëshimi të Zvicrës.
8.5 milionë frangat e përmendura nuk mbulojnë gjithë koston. Shpenzimet e përcjelljes policore llogariten në mënrë të veçantë, por SEM nuk ka statistikë lidhur me këtë.
Veç kësaj, autoritetet federale gjatë vitit të kaluar janë detyruar që të anulojnë afër 3000 fluturime me të cilat duhej të udhëtonin të huajt që kishin vendim për të lëshuar Zvicrën. Këto anulime kanë kushtuar 390.000 franga. Në Zvicrën frankofone ka pasur ë shumë anulime të tilla, pasi që atje ka qenë më e madhe munges e vendeve në burgje ku mbahen azilkërkuesit para dëbimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













