Lajme
Gjermani: 4 adoleshentë, nën hetim për sulmin ndaj eurodeputetit gjerman
Katër adoleshentë gjermanë janë nën hetim për sulmin ndaj deputetit gjerman të Parlamentit Europian (PE), Matthias Ecke. Policia tha se një 17-vjeçar u dorëzua të shtunën dhe tha se ishte i përfshirë në sulmin e eurodeputetit.
Sipas informacioneve të policisë, janë identifikuar edhe 3 sulmues të tjerë, pas kontrollit në shtëpitë e tyre dhe mbledhjes së provave. Të katërt janë shtetas gjermanë të moshës 17 deri në 18 vjeç.
41-vjeçari u sulmua papritur nga të panjohurit, duke e qëlluar me shkelma e grushte. Ai është kandidati kryesor i partisë për rajonin lindor të Saksonisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor, për të cilat po bënte fushatë.
Kreu rajonal i partisë, Henning Homan, tha për rrjetin gjerman Bild se tre ose katër persona ishin shfaqur papritur dhe nisën të ofendonin grupin që po vendoste posterat me “sharje homofobe” dhe më pas nisën t’i sulmonin ata.
Prej sulmit Ecke kishte humbur ndjenjat, dhe do të duhet të qëndrojë në spital për një javë. Policia tha se i njëjti grup personazh kishin sulmuar më herët dhe punonjës të posterave të Partisë së Gjelbër.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











