Kosova
Vlera e një pikture të artistit austriak, Gustav Klimt, mbi 50 milionë euro
Piktura “e humbur” e Gustav Klimt pritet të shitet në ankand për mbi 50 milionë euro
Mësohet se një pikturë nga artisti austriak, Gustav Klimt, pritet të shitet në një ankand në Vjenë, përcjell albinfo.at.
Thuhet se vlera e pikturës, e cila besohet se kishte humbur për 100 vjetët e fundit, është rreth 50 milionë euro, ndonëse thuhet se mund të shitet për çmim edhe më të lartë, shkuan BBC.
Ka shumë pyetje pa përgjigje rreth pikturës së papërfunduar, Portreti i Fraulein Lieser, të cilën Klimt e filloi në vitin 1917 – një vit para se të vdiste.
Ka edhe debate se cila është gruaja në fotografi dhe çfarë ndodhi me pikturën gjatë epokës naziste.
Besohet se ajo paraqet një nga vajzat e Adolfit ose Justus Lieser, të cilat ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj.
Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger kanë thënë se piktura paraqet Margarethe Constance Lieser, vajzën e Adolf Lieser.
Por shtëpia e ankandit “Im Kinsky” në Vjenë, e cila nxjerr në ankand veprat e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruajë gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette.
Henrieta, e cila njihej si Lilly, ishte mbrojtëse e artit modern. Ajo u dëbua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit.
Vajzat e saj, Helena dhe Eni, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore.
Portreti i Fraulein Lieser, që i përkiste një familjeje hebreje në Austri, u pa për herë të fundit në publik në vitin 1925 dhe që atëherë nuk dihej për fatin e tij, por pronarët aktualë kanë deklaruar se e kanë pasur pikturën që nga vitet ’60.
Identiteti i pronarëve aktualë austriakë nuk është bërë publik, por ajo po shitet në emër të pasardhësve ligjorë të Adolf dhe Henriette Lieser.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











