Integrimi
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der Vernunft" (Arkitektonika e arsyes)
Dje, më 22 prill, është shënuar gjithandej dhe veçmas në hapësirën kulturore gjermane 300-vjetori i lindjes së filozofit të madh gjerman, Immanuel Kant. Në këtë përvjetor është prezantuar vepra e parë “rreptësisht filozofike” e Lea Ypit “Die Architektonik der Vernunft” (Arkitektonika e arsyes), shkruan Wolfgang Müller-Funk, autor i gazetës prestigjioze austriake “Die Presse”.
“Këtu ajo i kthehet me përpikëri një pjese të lënë pas dore nga kritika e tij e parë (e Kantit) dhe e komenton atë pjesë-pjesë”, shkruan gazeta.
Që nga libri i saj me titullin disi të kursyer „Free: Coming of Age at the End of History“ (Shqip: “Të lirë: Të rritesh në fund të historisë”), Lea Ypi ka qenë tashmë një yll i ri i fiksuar në skenën filozofike, transmeton albinfo.ch. Libri, si shumë libra të tjerë të shkruara nga emigrante/ët, përshkruan historinë e një familjeje dhe rinisë së saj në tranzicionin brutal, nga socializmi “real” në një shoqëri kapitaliste të tregut liberal.
Kjo përvojë trazuese e shtyn Ypin të kthehet te Hegeli dhe Marksi.
Ajo vetë vjen nga një familje e shquar borgjeze dhe rezistente që iu nënshtrua shtypjes dhe represaljeve në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se stërgjyshi i saj ka qenë kryeministër në periudhën mes dy luftërave. Tani stërmbesa ligjëron për Kantin, Hegelin, Marksin dhe teorinë kritike në Londër.
Filozofja, e lindur në vitin 1979, e cila u bë profesore në universitetin e njohur ekonomik të Londrës “London School of ¬Economics” në vitin 2016 në moshën vetëm tridhjetë e shtatë vjeç, përveç autobiografisë së saj, ka botuar edhe libra mbi migrimin, “partizanizmin” dhe kolonializmin, përcjell albinfo.ch. “Arkitektonika e arsyes” (Nëntitulli: “Qëllimi dhe uniteti sistematik në “Kritikën e arsyes së pastër” të Kantit) paraqet veprën e saj të parë rreptësisht filozofike, e cila trajton me përpikëri një pjesë të lënë pas dore të Kritikës së parë të Kantit dhe e komenton atë pjesë-pjesë. Në një mënyrë bravuroze filozofike.
Libri është botuar nga Suhrkamp në serinë “Idealizmi analitik gjerman”, i cili synon të ndërtojë një urë midis “vëllezërve” (drejtimeve filozofike) që më parë kanë qenë armiqësorë me njëri-tjetrin – filozofisë anglo-saksone analitike dhe idealizmit gjerman.
Për sa i përket historisë së filozofisë, kjo mund të interpretohet edhe si një aleancë politikisht efektive e filozofive që e konsidrojnë veten si rreptësisht shkencore kundër shkollave skeptike, kritike ndaj arsyes, të shekullit të 20-të (fenomenologjia dhe filozofia ekzistenciale, post-strukturalizmi, dekonstruksioni).
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













