Lajme
I dënuari për vrasjen e dyfishtë në Bazel: Nuk e dija se armët ishin të vërteta!
I dënuari nuk e dinte se armët që kishin përdorur për të sulmuar restorantin ishin të vërteta. Kishte supozuar se ato ishin armë të rreme, frikësuese.
Ka përfunduar dita e parë e gjykimit ndaj shqiptarit të dyshuar për vrasje të dyfishtë, në Bazel. Procesi gjyqësor ndaj shtetasit shqiptar, të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë, të ndodhur në vitin 2017, u zhvillua nën masa të larta sigurie dhe tërhoqi interes të madh nga publiku, transmeton albinfo.ch. I akuzuari 53-vjeçar gjatë marrjes në pyetje ka mohuar çdo faj.
Në ditën fatale ai ishte thjesht një mysafir në Café 56, thotë i akuzuari. Sipas deklarimit të tij, ai nuk kishte të bënte me të shtënat.
Më tutje, në ditën e parë të gjykimit, dy ekspertë kanë dhënë informacionet përkatëse për armët e përdorura në krim. Pyetja që i interesonte dhomës pesanëtarëshe të Gjykatës Penale ishte se sa armë janë shkrepur, shkruan 20minuten.ch. Asnjëri nga specialistët nuk mundi t’i përgjigjej kësaj me siguri.
Një dëshmitar që u ka mbijetuar të shtënave në Café 56 ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se ka boshllëqe në kujtesë. Ai nuk mund të thoshte më se sa persona kanë qëlluar dhe gjithashtu ka deklaruar se nuk i njihte mysafirët në kafene apo autorët e dyshuar.
Krimi ka ndodhur thuajse para syve të policisë. Kafeneja ishte tashmë nën mbikëqyrje për shkak të krimeve të dyshuara të drogës. Videoja u transmetua në sallën e gjyqit. Aty shihet restoranti nga jashtë dhe momenti i të shtënave, me ç`rast dridhet në dritare. Pas disa sekondash shjihet i akuzuari se del nga lokali.
Bashkëpunëtori, i cili tashmë është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në një gjykim të mëparshëm, ishte më i gatshëm të jepte informacion të hënën.
Ai, tashmë në cilësinë e dëshmitarit, e ka inkriminuar rëndë të akuzuarin (aktual) shqiptar. Sipas tij, ai e ka shtyrë të kryejë krimin, transmeton albinfo.ch. Dy personat kishin dashur vetëm të frikësonin njerëzit në kafene në atë kohë, sepse njëri nga të pranishmit aty i kishte borxh 53-vjeçarit 60,000 franga, tha ai. Sipas të dënuarit, këto ishin para droge. Meqë ai i kishte një borxh të akuzuarit të tashëm, ai kishte pranuar të bënin këtë së bashku. Megjithatë, tashmë i dënuari nuk e dinte se armët që kishin përdorur për të sulmuar restorantin ishin të vërteta. Ai ka thënë se supozoi se ato ishin armë të rreme, frikësuese.
Edhe pranimi i veprës që ai e kishte bërë pak orë pas krimit ka qenë gjithashtu vetëm një favor. Në atë kohë ai kishte frikë për hakmarrje ndaj vëllait të tij, i cili ka vdekur, disa muaj më parë, pra, shumë pas krimit në Bazel, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ai tani mund të flasë lirshëm.
“Kjo është e vërteta e vetme. Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, kjo nuk ka të bëjë fare me mafien”, tha ai të hënën.
Me marrjen në pyetje të tij, ka përfunduar dita e parë e gjykimit. Seanca do të vazhdojë të martën, nga ora 08.15.
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar













